Futboll

Celestin: Xherdan Shaqiri është futbollist jashtëzakonisht kualitativ

Trajneri i Baselit flet për superformën e Shaqirit

“Xherdani është jashtëzakonisht kualitativ dhe mendoj se është i lumtur. Ai është lojtar i lumtur në fushë”, ka thënë trajneri i Baselit, Fabio Celestini, për bluewin.ch, përcjell albinfo.ch.

Kujtojmë se të dielën, në fitoren 5:1 të Baselit ndaj Servettes, 33-vjeçari realizoi gol dhe bëri tri asistime, secili më i bukur se tjetri.

Me këtë fitore Baseli tashmë e ka në dorë titullin e kampionit. Por titulli do të ishte i pamundur pa kontributin e Shaqirit. Ish-ylli i Zvicrës në 30 paraqitje kampionale i ka plot 15 e gola e 20 asistime.

Është golashënuesi më i mirë në kampionatin e Zvicrës e po ashtu asistuesi më i mirë.

I pyetur se cili është sekreti i formës së Shaqirit, trajneri i Baselit, Fabio Celestini tha se Xherdani është jashtëzakonisht kualitativ dhe mendoj se është i lumtur. Ai është lojtar i lumtur në fushë.

Sipas tij, Shaqiri po e shijon kohën e kaluar në fushë. Dhe kjo po shpërblehet me paraqitje të nivelit të lartë.

“Ai është i lirë, ai e di që ka dhjetë lojtarë të tjerë që vrapojnë për të. Kemi raport të shkëlqyer mes lojtarëve dhe mendoj se jemi ekip”.

Celestini thotë se Shaqiri është lider i qartë i skuadrës. Por, edhe lojtarët e tjerë mund të shënojnë gola. Pa Shaqirin megjithatë do të ishte vështirë për Baselin.

Në tri ndeshjet e fundit kampionale kjo skuadër i shënoi 14 gola. Në dhjetë prej tyre ishte i përfshirë Xherdani. Në gjashtë ndeshjet e fundit Shaqiri ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tetë asistime.

Mediat zvicerane kanë shkruar se Shaqiri ishte i përfshirë në 46 për qind të 77 golave të Baselit në këtë edicion të Superligës. Kjo vlerësohet përqindje shumë e lartë. 

Kur ishte prezantuar para tifozëve të Baselit në gushtin e vitit të kaluar, Shaqiri kishte premtuar titullin. Këtë premtim e kishte bërë para 3.000 shikuesve. Dhe premtimin e bërë po e realizon.

Shaqiri si lojtar është zhvilluar te Baseli. Nga kjo skuadër u largua në vitin 2012 për t’iu bashkuar gjigantit gjerman, Bayern. Luajti më pas për Interin, Stoke Cityn, Liverpoolin, Lyonin e Chicago Fire. Në klubin ku u rrit si lojtar tani po shkëlqen nga ndeshja në ndeshje.