Integrimi
Çeçeni që vrau shqiptarin do të paraqitet në gjykatë
Pas vrasjes së 45-vjeçarit Rexhep M. më 13 tetor 2014 në Linz të Austrisë, i arratisuri dhe i dyshuari kryesor, çeçeni Achmed D., ka kërkuar bashkëpunim me policinë dhe dëshiron të paraqitet para Gjykatës së Lartë të Austrisë.
Sipas medieve austriake, thuhet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje që djali i viktimës e kishte më herët me boshnjakun Elvedin R. Bëhet e ditur se boshnjaku së bashku me një grup prej tre çeçenësh takohen në një lokal në Linz me Rexhepin dhe dy djemtë e tij, ku edhe fillojnë zënkën. Pasi dalin jashtë lokalit, çeçeni Achmed D. e qëllon me gjakftohtësi atë me një plumb në kokë. Sipas ekspertëve të kriminalistikës, mendohet se kjo vrasje ishte me pagesë.
Në anën tjetër, dorasi Achmed D. shpreson se Gjykata do të marrë parasysh se vrasja ishte aksidentale dhe jo e planifikuar.
“Unë do të paraqitem vetë para gjykatës. Nuk e di kur, por shumë shpejt. Do të dëshmoj se nuk ka qenë vrasje e planifikuar”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Për këtë rast autoritetet austriake në mars të këtij viti patën dënuar më burgim dy shtetasit e tjerë çeçenë, së bashku me boshnjakun.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










