Shkurt.ch
Çdo i tridhjeti banor i Zvicrës merr ndihma sociale
Kategoritë më të rrezikuara per të mbetur të varur nga ndihmat sociale janë si dhe më parë, fëmijët dhe të rinjtë, pastaj të shkurorëzarit dhe të huajt
Afërsisht çdo i tridhjeti banor i Zvicrës, ose kthyer në përqindje 3.2% jeton nga ndihmat sociale. Kjo është gjendja e regjistruar në vitin e kaluar dhe, sipas Zyrës Federale për Satistika, nuk ka ndonjë ndryshim nga viti paraprak.
Megjithatë, në numrat absolutë, për shkak të rritjes se nuumrit të banorëve të Zvicrës, ka një rritje të vogël të numrit te rasteve sociale, i cili ka arritur në 262 mijë sish. Kjo shifër dëshmon rritjen prej 2.7% në numrat absolutë, dhe kështu viti i kaluar ka qenë viti i gjashtë radhazi (nga viti 2008) i rritjes së numrit të personave të varur nga ndihmat sociale, bën të ditur srf.ch
Ndërkaq, ndryshime vihen re sidomos në kohëzgjatjen e shfrytëzimit të ndihmave sociale, që do të thotë ka një mesatare të rritur të kohës sa këta njerëz janë në varësi të ndihmave që u jep shteti.
Çdo i katërti shfrytëzues i ndihmave sociale kishte së paku katër vite të varësisë nga këto ndihma .
Kategoritë më të rrezikuara per të mbetur të varur nga ndihmat sociale janë si dhe më parë, fëmijët dhe të rinjtë, pastaj të shkurorëzarit dhe të huajt.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













