Shkurt.ch
Çdo i katërti, vullnetarisht refuzon ndihmat sociale
Një studim tregon se sidomos në fshatra janë të shprehura kërkesat e zviceranëve për të hequr dorë nga ndihmat sociale nga frika e izolimit nga shoqëria, thuhet në një sdudim.
Një studim i ri nga Berner Fachhochschule (BFH) vlerëson se një në katër njerëz (26.3 për qind) heqin dorë nga përfitimet që vijnë nga ndihmat sociale, edhe pse ata kanë të drejtë për t’i marrë ato.
Për realizimin e studimit janë vlerësuar statistikat e ndihmave sociale në Kantonin e Bernës, përcjell albinfo.ch.
“Mund të supozohet se këto rezultate janë të vlefshme për gjithë Zvicrën”, thotë Oliver Hümbelin, i cili ka shkruar studimin si pjesë të disertacionit të tij.
Në qytete vetëm 12 për qind e tyre heqin dorë nga ndihmat sociale. Në zonat urbane norma është 28 për qind. Në zonat rurale, çdo i dyti person (50 për qind) refuzon ndihmat sociale.
Arsyeja, sipas studimit, është se njerëzit në zonat rurale ballafaqohen nga presioni shumë më i fortë i shoqërisë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










