Shkurt.ch
Çdo i gjashti zviceran, i rrezikuar nga varfëria
Përkufizimi “varfëri” i referohet kritereve të përcaktuara nga SKOS ( Konferenca Sociale Zvicerane dhe në këtë kuptim është nocion ekskluzivisht zviceran. Ky kriter përcakton se si kategori e rrezikut nga varfëria në Zvicër duhen trajtuar personat që kanë më pak se një të tretën e të ardhurave që ka mesatarisht populli në vend
Varfëria në Zvicër, ndonëse si përkufizim duhet marrë me rezervë dhe larg asaj çfarë në botë kuptohet si varfëri, është fenomen që ekziston. Kështu, sipas Zyrës Federale për Statistikë (BFS) në Zvicër çdo i gjashti person është i rrezikuar nga varfëria, shkruan azonline.ch. Nga ana tjetër, varfëria në vazhdimësi po shënon rënie të lehtë.
Kështu, nëse në vitin 2007 kanë qenë 9.3% të njerëzve në Zvicër që kanë jetuar në varfëri absolute, tash rreth 18% konsiderohen të rrezikuar nga varfëria. (jo: absolute), përcjell albinfo.ch. Këtë ulje të shkallës së varfërisë e kanë ndjerë më shumë të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare. Në këtë kategori rreziku nga varfëria absolute madje është përgjysmuar.
Por sipas një përfaqësueseje të Caritasit këto shifra duhet marrë me rezervë. “Për realitetin e përditshmërisë këto shifra nuk tregojnë shumë, ne shënojmë nga viti në vit numër më të madh të këshillime të sferës sociale në veçanti në familje. Është mirë natyrisht të shihet se varfëria e fëmijëve ka pasur një ulje të lehtë. Mirëpo për një vend të pasur sikur Zvicra, shkalla e varfërisë megjithatë është tepër e lartë.
Përkufizimi “varfëri” i referohet kritereve të përcaktuara nga SKOS ( Konferenca Sociale Zvicerane dhe në këtë kuptim është nocion ekskluzivisht zviceran, përcjell albinfo.ch Ky kriter përcakton se si kategori e rrezikut nga varfëria në Zvicër duhen trajtuar personat që kanë më pak se një të tretën e të ardhurave që ka mesatarisht populli në vend.
Sipas Eurostatit, në vitin 2014 në Zvicër kanë qenë të rrezikuar nga varfëria 16.4 për qind të popullatës, që është ndër shkallët më të ulëta në Evropë. Më e ulët kjo shkallë është vetëm në vendet si Islanda (11.2%) Norvegjia (13.5) dhe Çekia 15.8%).
Mesatarja evropiane është 24.4%.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









