Shkurt.ch

Çdo e treta firmë krijohet nga të huajt

Mbi 36.000 firma janë krijuar vetëm vitin e fundit në Zvicër. Rreth një e treta prej tyre janë krijuar nga të huajt. Sidomos gjermanët, italianët dhe francezët konsiderojnë se Zvicra është një vend i përshtathsëm për biznesin e tyre.

Në regjistrin e firmave (Handelsregister) gjatë vitit 2013 ishin regjistruar  36’187 frima  (Einzelfirmen, GmbHs, AGs). Pas tyre qëdrojnë  55’478 themelues. Prej tyre 37’229  janë  zviceranë ndërsa pjesa tjetër janë të huaj.

Do të thotë bëhet fjalë për 33 për qind të huaj që është më shumë sesa përqindja e të huajve në Zvicër. Në vitin 2012 ishte  pak më shumë se 23 për qind.

Gjenevë: Çdo kompani e dytë e krijuar nga të huajt

Sidomos në kantonet kufitare janë krijuar më shumë  Firma nga të huajt.  Në këtë rast, ndoshta afërsia gjeografike dhe gjuha ka luajtur një rol në krijimin e tyre.  Grupet më të mëdha janë gjermanë dhe italianë.

Në Gjenevë përqindja e sipërmarrsëve të huaj arrin më shumë se 50 për qind. Më pas, me me më së shumti  sipërmarrës me një pasaportë të huaj vjen Vaudi, Ticino dhe Baseli, Zug. Për të huajt më tërheqës janë kantonet e Bernës, Urit dhe Glarusit për të filluar një biznes.

Përveç përparësisë  gjuhësore një faktor tjetër duket të ketë tërhequr biznismenët e huaj.  Bëhet fjalë për taksat. Normat e ulëta tatimore.në Nidwalden, Obwalden dhe Zug kanë tërhequr më shumë firma me të huaj. Kështu thuhet në studimin e “Bisnode D & B”, ndërsa do të publikohet më 24 qershor magazinën e biznesit “ECO”.