Jeta në Zvicër

Çdo ditë nga një i vdekur rrugëve të Zvicrës

o vazhdon të bjerë numri i aksidenteve me fatalitet rrugëve të Zvicrës

Statistikat për aksidentet në vitin 2012 megjithatë tregojnë se 339 njerëz kanë humbur jetën rrugëve të Zvicrës. Që do të thotë gati një person është aksidentuar për vdekje çdo ditë në vitin 2012.  Bëhet fjalë megjithatë për një rritje në krahasim me vitin 2011. Në këto të dhëna është përfshirë edhe aksidenti i rëndë me autobus në tunelin Siders.

Më 13 mars 2012 kishin humbur jetën 28 njerëz në këtë aksident të rëndë komunikacioni.

Në përgjithësi, më të rrezikuarit në komunikacion ishin motorët, ndërsa më i sigurt mbetet udhëtimi me tren. Nuk ka të regjistruar udhëtarë që kanë pësuar nga aksidentet e trenave, me përjashtim të punonjësve të hekurudhave dhe automjeteve që janë përplasur në binar trenash.

Edhe në trafikun ajror zviceran janë regjistruar aksidente me fatalitet. Me një total prej 13 aksidentesh të avionëve, 16 njerëz u vranë dhe 4 janë plagosur. Sipas statistikave të vitit 2012, kryesisht bëhet fjalë për fluturime me aeroplanë të vegjël. Por, edhe këtu numri i viktimave ka rënë vazhdimisht gjatë dyzet vjetëve të fundit.