Shkurt.ch
Cassis, më i favorizuari për vendin vakant në qeveri
Ignazio Cassis ka gjasat më të mira për tu bërë pjesë e ekzekutivit të vendit. 41 për qind të të anketuarve janë shprehur në favor të tij. Për Pierre Maudet kanë “votuar” 24% ndërsa për Isabelle Moret, vetëm 13%
Më 20 shtator, Asamblea e përbashkët e Parlamentit të Zvicrës bën zgjedhjen e pjesëtarit të ri të Këshillit Federal që do ta plotësojë vendin i cili do të lirohet pas dorëheqjes së ministrit Didier Burkhalter. FDP/PLR, partia e cila duhet ta japë pasardhësin e saj në qeveri ka nominuar tre politikanë për këtë post, duke ja lënë parlamentit të zgjedhë njerin prej tyre. Fjala është për politikanin nga Kantini i Tiçinos, Ignazio Casis, atë nga Kantoni i Gjeneves, Pierre Maudet dhe politikanen nga Kantoni Vaud, Isabelle Moret.
Në përgjithësi ka mbizotëruar qëndrimi se Casis ka më tepër shanse, nisur nga fakti se vjen nga pjesa italiane e Zvicrës, regjion ky që nga viti 1999 e këndej nuk ka pasur asnjë përfaqësues në Qeverinë Federale, trans,eton albinfo.ch. Pastaj Cassis është edhe kryetar i Grupit Parlamentar të partisë së tij FDP/PLR në Dhomën Nacionale.
Edhe sipas një sondazhi të realizuar nga Tages Anzeiger, Cassis ka gjasat më të mira për tu bërë pjesë e ekzekutivit të vendit. 41 për qind të të anketuarve janë shprehur në favor të tij. Për Pierre Maudet kanë “votuar” 24% ndërsa për Isabelle Moret, vetëm 13%.
Ndonëse pjesëmarrësit në sondazh e kanë favorizuar Cassisin, ata nuk ndikohen nga prejardhja dhe as nga gjinia e kandidatit të tyre të preferuar. Në fakt, 51 për qind të tyre nuk i konisderojnë me rëndësi përkatësitë në fjalë.
Ndryshe nga popullata, shumë parlamentarë e konsiderojnë Cassisin kandidat të preferuar vetëm për shkak të përkatësisë së tij tiçineze. Madje disa prej tyre as nuk e konsiderojnë atë si më të mirin nga tre kandidatët, por thonë se megjithatë do ta zgjedhin për shkaqe “regjionalpolitike”.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









