Shkurt.ch
Caritas kritikon sjelljen e shtetit ndaj refugjatëve të mitur
Në veçanti sa u përket procedurave, janë gjetur “abuzime flagrante dhe dallime të theksuara në mes të kantoneve” në këtë pikë, shkruan Caritasi në raportin e vet
Refugjatët e moshës fëmijërore dhe të mitur, në Zvicër nuk gëzojnë përkujdesje të mirë. Në këtë konstatim ka ardhur Organizata e madhe humanitare e Kishës Katolike, Caritas. Sipas saj, nevojiten përmirësime të theksuara në qasjen me më shumë se 5000 refugjatë të moshës së mitur, sa ndodhen aktualisht në Zvicër, shkruan srf.ch
Në veçanti sa u përket procedurave, janë gjetur “abuzime flagrante dhe dallime të theksuara në mes të kantoneve” në këtë pikë, shkruan Caritasi në raportin e vet, transmeton albinfo.ch. Fëmijët refugjatë shpeshherë detyrohen t`u nënshtrohen marrjes në pyetje para autoriteteve, pa qenë të informuar paraprakisht sa duhet mbi procedurën e azilit dhe mbi të drejtat e tyre.
Marrja në pyetje për herë të parë madje shpeshherë bëhet pa praninë e personit të autorizuar, të besueshëm, të cilin fëmijët kanë të drejtë ta kenë pranë. Veç kësaj, metodat për përcaktimin e moshës janë shpesh të dyshimta.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











