E-Diaspora
Caritas-i gjerman “në gjah” pas infermiereve të reja shqiptare
Gjermania po ndjenë mungesën e infermierëve për të moshuarit. Organizata Caritas ka një përgjigje për këtë problem. Ai sjell trajnues për profesionin e infermierisë geriatrike nga Shqipëria.
Bernhard Herdering (zëdhënësi i Organizatës së Caritas-it) dhe Matthias Wittland (Udhëheqësi i azileve të pleqve, infermierisë dhe shëndetit) presin shumë nga ky pilot projekt. Sipas llogaritjeve nga Caritas vetëm në rrethinën e Borken, deri në vitin 2032 do të mungojnë mbi 4.000 infermierë .
Për njoftimin e ministrit federal të Shëndetësisë, Jens Spahn për të krijuar 13 000 vende pune shtesë për infermieri, Bernhard Herdering parashtron vetëm një pyetje: “Prej nga duhet të vijnë njerëzit”? Nga Gjermania me sa duket jo.
Shpesh vendet e praktikës mbeten të lira, në disa vende stacionet nëpër azile duhet të mbyllen, sepse kuota e punëtorëve të kualifikuar nuk plotësohet më.
“Qasja jonë nuk mund të bazohet për të sjellë profesionistë të kujdesit geriatrik nga jashtë. Në këtë mënyrë ne krijojmë vrima atje”, spjegon Bernhard Herdering. Koncepti i Organizatës Caritas është të frymëzojë të rinjtë jashtë vendit për trajnim në fushën e kujdesit geriatrik në Gjermani.
Se në veçanti duhet të jenë shqiptarë, duhet falënderuar një kontakti me një agjencie të rekrutimit, e cila u paraqit në takime të ndryshme me Caritas.
Bernhard Herdering: “Agjencia ka kontakte me Shqipërinë. Atje, në Pogradec, ekziston një institucion i themeluar nga ungjillorët gjermanë, e cila po kryen punë zhvillimore që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta.
“Rezultati ishte krijimi i një qendre edukative me forma të ndryshme shkollore. Matthias Wittland: “Agjencia iu drejtohet të rinjve në profesionin sektorit të inferimerisë. Pas kësaj, të rinjtë njihen me kërkesën për nëntë muaj. “Është e rëndësishme që ata, gjatë kësaj kohe të mësojnë gjermanisht. Standardi është niveli B 2, i cili siguron komunikim spontan dhe të rrjedhshëm dhe një spektër të qartë temash.
Herdering dhe Wittland udhëtuan për në Shqipëri në prill të këtij viti dhe biseduan me 20 aplikantë, duke përfshirë shkrimin dhe leximin e mostrave. Gjatë kësaj, tre gra të reja mes moshës 18 dhe 20 vjeç, u vendos që të fillojnë kujdesin për të moshuarit në qendrën e arsimit të Caritas-it në ëessum që nga 1 tetori i këtij viti.
Dy nga tre kandidatët që aspirojnë, aktualisht janë duke u diplomuar nëpër shkolla të mesme në Shqipëri. “Kjo është e krahasueshme me një diplomë të mirë të shkollës së mesme”, thotë Bernhard Herdering, për “wn.de”, përcjell Albinfo.ch.
Treshja do të marr një kontratë trajnimi për tre vite dhe do të vijë nga mesi i shtatorit. Paraprakisht, Organizata e Caritas-it do të kujdeset për strehimin. “Por ata personalisht do ta organizojnë jetesën,” spjegon Herdering. Është e rëndësishme që gratë të marrin pagesën “normale” të stërvitjes. Pas gjithë, pas tre viteve ato do të kenë njohjen si një infermiere gjermane.
“Ne, personalisht tani mund të stërvisim dhe t’i sjellim këta të rinjtë deri në nivelin që duhet për një ekspert gjerman”, potencon Matthias Wittland një avantazh të projektit, në të cilin Organizata Caritas ka depozituar që nga gushti 2017. Qëllimi është të krijojmë një sistem të përhershëm “për të kompensuar të rinjtë që na mungojnë për këtë punë”.
Papunësia e të rinjve në Shqipëri është 39.8 për qind. Natyrisht, jo vetëm perspektiva e një pune që është nxitje, por edhe Gjermania gjithashtu në vetvete. Kjo tashmë është e qartë, se të gjithë aplikantët kalojnë nëpër kursin e gjuhës me shpenzimet e tyre dhe ndjekin kurset në lidhje me kujdesin. Pra, gjithçka do të shkojë mirë?
Sigurisht që puna do të mund të problematizohej në një pikë ose në një tjetër, u përgjigj Matthias Wittland. “Nostalgjinë për atdheun”, Bernhard Herdering e quan njërën nga arsyet.
“Për shkak të gjuhës, unë nuk jam i shqetësuar, por ndoshta për shkak të kërkesave në shkollë.” Çështja e besimit të aplikantëve luan vetëm një rol të vogël për dy udhëheqësit e Caritas. Gratë e reja janë myslimane, “por të hapura dhe tolerante ndaj të tjerëve”, thotë Bernhard Herdering.
Më e rëndësishmja është, që Shqipëria nuk është një vend anëtar i BE-së. “Me një kontratë trajnimi, gratë e reja lejohen të hyjnë në Gjermani,” spjegon Matthias Wittland.
Statusi i qëndrimit përfundon kur trajnimi ndërpritet apo përfundon. “Pastaj, po të krijojnë marrëdhënie pune të përhershme, ato mund të qëndrojnë”.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











