Sport
Cana: Në Zvicër do të kënaqemi edhe me barazim
Lorik Cana tha se Shqipëria do të jep maksimumin në mënyrë që tifozët shqiptarë të ndjehen krenar
Kapiteni i përfaqësueses së Shqipërisë, Lorik Cana, pas fitores ndaj Qipros ka folur edhe për sfidën e radhës ndaj Zvicrës, ndeshje kjo që luhet të martën mbrëma në Luzern.
Sipas tij, përballja më zviceranët do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.
Ai thotë se Shqipëria do të jep maksimumin në mënyrë që tifozët shqiptarë të ndjehen krenar, transmetojnë mediat shqiptare.
“Përkrahja e tifozëve tonë në Zvicër nuk do të mungojë dhe mendoj se do të jetë një mbështetje e jashtëzakonshme. Ne do të bëjmë gjithçka për t’i bërë krenar tifozët tonë. Por, duhet ta dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Zvicra ka ekipin kualitativ me lojtarë që aktivizohen në kampionatet më të mëdha. Ne do të kënaqemi edhe më barazim, por do të mundohemi të zhvillojmë lojën tonë në mënyrë që të marrim të mirën”, tha Cana.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










