Kosova
Cameron: Rasti “Banjska” të mos përsëritet më
Kjo është vizita e parë e një Sekretari të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë që prej vitit 2016
Sekretari i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lordi David Cameron, në një prononcim për Reuters ai tha se ajo që ka ndodhur në Kosovë gjatë shtatorit të vitit të kaluar nuk duhet të përsëritet.
“Ajo që ndodhi në shtator [në Banjskë ] ishte jashtëzakonisht shqetësuese dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri dhe për ta luftuar atë dukuri nëse përsëritet”, tha Cameron, shkruajnë mediat vendore në Kosovë.
Ai shtoi se Britania do ta ndihmojë Kosovën për të pasur stabilitet, siguri e zhvillim ekonomik.
“Kosova është një vend i pavarur sovran që dëshiron stabilitet, do siguri, do prosperitet dhe Britania po ndihmon në këtë drejtim dhe është e drejtë që ne bëjmë. Stabiliteti e siguria në Ballkan, dhe ndalimi i atyre që duan të krijojnë destabilitet e probleme, është interes i drejtpërdrejtë kombëtar britanik dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu”, shtoi Cameron.
Ai ka falënderuar trupat britanike për punën që bëjnë në Kosovë. “Kosova është një vend i pavarur e sovran që meriton mbështetjen tonë derisa ata duan siguri dhe prosperitet”, shtoi Sekretari i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.
Cameron, gjatë vizitës njëditore në Kosovë, u takua me krerët e shtetit dhe më pas vizitoi trupat britanike të stacionuara në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
Ndryshe, kjo është vizita e parë e një Sekretari të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë që prej vitit 2016.
Në Prishtinë, Sekretari Cameron po shoqërohej nga i dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach dhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











