Calmy Rey përkohësisht shtyn pranimin e çmimit “Diaspora”
Ministria e Jashtme e Zvicrës: "në rrethanat e publikimit të raportit të Marty-t, nuk është koha e përshtatshme për solemnitetin e çmimit"

Presidentja e Zvicrës njëherësh ministre e jashtme, Micheline Calmy Rey heq dorë përkohësisht nga pranimi i çmimit „Diaspora”, i cili do t`i jepej asaj në një solemnitet më 21 dhjetor në Bernë. Departamenti i jashtëm e ka prezantuar këtë vendim si shtyrje në kohë, shkruan botimi online i gazetës NZZ.
Pretekst për shtyrjen, thuhet të ketë qenë raporti i Dick Marty-t mbi „tregtinë e organeve” në Kosovë.
Çmimi „Diaspora” do t`i dorëzohej ministres së jashtme zvicerane të martën që vjen nga ambasadori i Kosovës në Zvicër, në shenjë mirënjohjeje për gjithë atë që ajo ka bërë për Kosovën.
„Në rrethanat e publikimit të raportit të Marty-t, tash për tash nuk është koha e përshtatshme për dorëzimin solemn të këtij çmimi”, ka njoftuar Departamenti i Punëve të Jashtme i Zvicrës.
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Austria nis javën parlamentare me homazh për viktimat e Grazit Seanca parlamentare e kësaj jave në Austri do të hapet me një minutë heshtje për të...
-
Vjena heq bonusin e trajnimit për përfituesit e ndihmës sociale
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?
-
Ekstremi i djathtë në Austri përpiqet të shfrytëzojë tragjedinë në Graz për përçarje dhe urrejtje