Shqipëria
Cakaj: Shqipëria, e gatshme ta marrë kryesinë e OSBE-së
Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të OSBE-së, që u mbajt në Sllovaki, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në Facebook, Cakaj ka thënë se ky takim i ka shërbyer për t’i informuar vendet pjesëmarrëse të OSBE-së për përgatitjet e Shqipërisë në marrjen e Kryesisë në vitin 2020.
“Si pjesë e Trojkës dhe Kryesuese e Grupit të Mesdheut, Shqipëria çdo ditë e më shumë po dëshmon besueshmërinë shtetërore dhe kapacitetin e saj për veprim efektiv ndërkombëtar. Shqipëria disponon kapacitetet e patjetërsueshme për të marrë kryesinë e Organizatës 57-anëtarëshe, përgjegjëse për një numër të konsiderueshëm çështjesh politike-ushtarake, ekonomike-mjedisore dhe të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore nga Vankuveri deri në Vladivostok”, ka shkruar Cakaj.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se kjo mbledhje u përqëndrua kryesisht në diskutimet e shteteve pjesëmarrëse mbi praktikat efektive të parandalimit, menaxhimit dhe zgjidhjes së konflikteve dhe zhvillimit të multilateralizmit efektiv në tërësi.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro













