Lajme
Cakaj: Do të hapim konsullatën e Shqipërisë në Luginë
Për shqiptarët e Luginës dje ishte një ditë e veçantë, ata kanë kanë bërë historinë. Në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, ata arritën të fitojnë dy mandate. Ky triumf erdhi pasi ata garuan me një listë te vetme, e ai që bashkoi spektrin politik atje, ishte pikërisht Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.
Ky fundit në një intervistë për IndeksOnline ka thënë se thelbi i gjithë kësaj ndërmarrjeje nuk ka qenë numri i mandateve, por e rëndësishme sipas tij është që pjesmarrja dhe mbështetja ka qenë masive, fakt ky që tregon se shqiptarët e kanë mbështetur listën e Luginës së bashkuar.
“E para, është shumë e rëndësishme që pjesmarrja ka qenë e gjerë dhe mbështetja masive dhe kjo tregon që shqiptarët e kanë mbështet listën e Luginës së bashkuar edhe programin e përbashkët politik të gjitha partive shqiptare atje e që përfshin një gamë të gjerë të çështjeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët atje, nga arsimi deri te problemi i pasivizimit të adresave. Lidhur me rezultatin ndërkaq natyrisht që sa më shumë mandate të mirren është aq më mirë, por thelbi i krejt kësaj ndërmarrje nuk ka qenë numri i madh i mandatave për shkak se nuk është se situata në Luginën e Preshevës do të ndryshojë dramatikisht nëse ata i marrin 4 ose 5 deputetë.
Ne kemi informacione po ashtu për shumë prapaskena që po ndodhin, sepse jo të gjithë janë të lumtur me një sukses kaq të madh të shqiptarëve dhe natyrisht se nuk do të kursejnë asnjë përpjekje për me pengu, por e rëndësishme është që fryma e unitetit dhe qasja bashkëpunuese mes partive shqiptare atje kësaj radhe i ka jep rezultatet e veta”.
Ministri Cakaj, tregon se një fitore tjetër e shqiptarëve është edhe mos humbja në zgjedhjet lokale në Komunën e Bujanocit.
“Nga ana tjetër diçka që nuk po përmendet shpesh herë në media e që është tepër e rëndësishme, besoj një prej fitoreve kryesore të shqiptarëve kësaj radhe, janë zgjedhjet lokale në Komunën e Bujanocit, sepse deri dje vonë nuk është sekret, kushdo që e ka përcjellë numërimin e rezultateve është parë që për herë të parë Bujanoci ka pas gjasa reale që të mos qeveriset më nga shqiptarët sepse ka pas një përparësi numerike partia SNS.
Sidoqoftë tash me një angazhim shumë të madh që kemi bërë edhe në fushatën lokale në Bujanoc mund të them që shqiptarët do të qeverisin me këtë komunë dhe kësisoj e kemi shmang një humbje që do të ishte shumë e rëndë për faktorin shqiptar në Luginën e Preshevës në përgjithësi. Ndaj në tërsi në kuadër të rrethanave në të cilat kemi vepru, ne besoj kemi vepru jashtëzakonisht mirë edhe të pashëmbëllt më herët për shkak se është hera e parë jo vetëm që shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët, por edhe hera e parë që ne e kemi bërë detyrën tonë në ruajtjen e interesave të shqiptarëve dhe në zgjedhjet komunale siç është rasti në Bujanoc”.
Cakaj thotë se në Luginën e Preshevës do të hapet Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë si dhe do të angazhojnë për herë të parë diplomatë të Luginës së Preshevës në diplomacinë e Shqipërisë.
“Kemi fillu financimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, për herë të parë kemi marrë përgjegjësi financiare. Kemi mbështet projektin për restaurimin e Qedrës Multidimensionale në Bujanoc, kemi mbyllur marrëveshjen për 25 tekste shkollore me Serbinë për Luginën e Preshevës dhe tash jemi me një fazë kur gradualisht në Republikën e Kosovës duhet të diskutojmë për ndërtimin e një fondi të përbashkët të mbështetjes së Luginës së Preshevës në përgjithësi”.
Ministri shqiptar thotë se ata s’janë thjeshtë për të dhënë mesazhe të urimit, ose për t’i mbështet shqiptarët e Luginës në një fushatë zgjedhore, por për të krijuar të gjitha premisat e nevojshme në mënyrë që t’i mbështesin në vazhdimësi, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












