Lajme
Bursa për 732 studentët më të mirë të Kosovës
Ministra kosovare e Arsimit për herë të parë ndau bursa për 732 studentë të universiteteve publike të Kosovës
Për herë të parë që nga përfundimi i luftës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ndau 732 bursa shtetërore për studentët më të dalluar të universiteteve publike të Kosovës. Këta bursistë, nga ministri Arsim Bajrami, u cilësuan si gjenerata kosovare e të ardhmes.
“Ndihem krenar dhe me fat që në cilësinë e ministrit të Arsimit, të takoj studentët më të mirë të universiteteve publike të Kosovës dhe në emër të Qeverisë së Kosovës të ndaj bursat shtetërore, si një mirënjohje për gjeneratën e re, gjeneratë e cila nesër do ta zhvillojnë shtetin tonë, ekonominë tonë, për ta bërë Kosovën krenare dhe pjesë të barabartë të Bashkimit Evropian”, theksoi ministri Bajrami.
Ai tha se fondi për ndarjen e bursave shtetërore është krijuar nga kursimet e buxhetit të Ministrisë, në funksion të zhvillimit të kuadrove të reja, ndërkaq ritheksoi se reforma në arsimin e lartë krijon gjenerata të përgatitura, të cilat sigurojnë familje të forta dhe mirëqenie shoqërore.
“Kosovës, ndër të tjera, i duhet edhe një tranzicion i gjeneratave. I duhen gjenerata që mendojnë për teknologjitë e shekullit 21, për të arriturat e internetit dhe përfshirjen e gjerë në tregun e punës. Për të ngritur këtë kauzë nuk ka gjë më të mirë se sa të sigurosh fonde shtetërore për të investuar në bursat e studentëve”, tha ministri Bajrami.
Nga janari i vitit 2016, sipas ministrit Bajrami, do të demonstrohet cilësi dhe do të prezantohen produktet e para të punës njëvjeçare të Ministrisë.
Në fund, ministri Bajrami ka thënë se, vetëm gjatë këtij viti akademik janë dërguar për studime më shumë se 200 studentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani të Madhe dhe shtete të tjera, me financim të plotë të Qeverisë së Kosovës dhe qeverisë amerikane përmes USAID-it.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













