Lajme
Burokracia gjermane vështirëson ardhjen e punëtorëve nga shumë vende të botës
Gjermania synon të tërheqë fuqi punëtore të kualifikuar nga shumë vende të botës. Edhe nga India. Por kur vjen puna tek vizat, kuptohet se sa i nevojshëm është lehtësimi i burokracisë dhe formaliteteve të udhëtimit.
Nga viti 2018, Dev punon dhe jeton i lumtur në Berlin.
“Në Berlin kishte shumë punë për njerëz si unë në sektorin e IT-së. Gjermania është tani për mua Amerika e re”. thotë ai, që kishte planifikuar të largohej për në SHBA.
31-vjeçari u shpjegon forcave të kualifikuara në Indi në një kanal në YouTube se çfarë dokumentesh duhen dhe cilat janë rrugët e ardhjes në Gjermani.
Gjermania ka nevojë për më shumë fuqi punëtore
Mungesa e fuqisë punëtore është një nga sfidat më të mëdha për ekonominë gjermane.
“Ne presim që në Gjermani do të mbeten të pazëna rreth dy milionë vende pune. Kjo i përket një vëllimi prej 100 miliardë eurosh në potencialin për krijimin e vlerës së punës”, ka thënë kreu i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK), Achim Dercks.
“Ne kemi nevojë deri në vitin 2035 për rreth shtatë milionë forca të kualifikuara punëtore shtesë”, ka thënë Heil.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka premtuar në vizitën e tij në Indi, që të përshpejtojë ardhjen e fuqisë punëtore nga ky vend në sektorin e IT-së.
Realiteti është ndryshe. Denise Eichhorn nga Dhoma e Tregtisë Gjermano-Indiane në Mumbai mbështet ardhjen e forcave të kualifikuara nga India në Gjermani.
“Njohja e diplomave akademike të Indisë në Gjermani si rregull bëhet shpejt, thotë Eichhorn. Komplikime ka te shkollimet profesionale dhe profesioni i infermierisë.
“Njohja e certifikatave bëhet me një tarifë 400 euro deri në 800 euro. Këtë shumë nuk e ka çdokush. Dhe jo çdokush është gati të investojë këtë shumë, as punëdhënësit gjermanë”, shton ajo.
Vendet në fokus për tërheqjen e fuqisë punëtore
Sipas Agjencisë Federale të Punës aktualisht ka 100 vende të lira për 33 punonjës të kualifikuar të kujdestarisë shëndetësore. Kemi të bëjmë me një mungesë të dukshme të infermierëve, sipas Agjencisë Federale.
Krahas Indisë, edhe Indonezia, Meksika, Kolumbia, Vietnami, Filipinet, Maroku, Tunizia, Egjipti si edhe Brazili janë vendet kryesore në fokus të Gjermanisë për tërheqjen e fuqisë punëtore. Por kjo nuk ndihmon aspak, nëse nuk lehtësohen procedurat e marrjes së vizës, thonë shumë politikanë gjermanë.
Frank Müller-Rosentritt është zëvendësdrejtues i grupit parlamentar Gjermani-Indi në Bundestag.
“Gjermania perceptohet në Indi si vend i progresit dhe mirëqenies. Ndërkohë ëndrrat për Gjermaninë plasin si flluskë sapuni në momentin kur studentët nga India vijnë në kontakt me autoritetet gjermane”, thotë Müller-Rosentritt.
Ndryshe Gjermania do të humbasë në konkurrencën botërore për tërheqjen e talenteve dhe studentëve në degë të caktuara. /Deutsche Welle
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












