Shkurt.ch

Burkhalter:„Zvicra është një mrekulli“

Personalisht: Didier Burkhalter, Kryetari i Federatës 2014 flet mbi vlerat e Zvicrës, pasionin e tij për futbollin dhe dëshirën e tij për të përgatitur ushqimin

Si ndiheni pak para  fillimit të vitit si kryetari i Federatës ?

Shumë mirë. Pritja në Neuenburg pas zgjedhjes sime më ka emocionuar shumë. Momente të tilla janë të veçanta.

A do t’ju takojmë në festa popullore po aq sa ede paraardhësit e Juaj ?

Po. Natyrisht. Që tash kam shumë termine. Pasi që në vitin e ardhshëm  (2014 – përkthyesi) Zvicra do te jetë kryesuese e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, do të udhëtoj shpesh edhe jashtë vendit.

Çka do të dëshironit t’ju përcillnit zviceraneve dhe zviceranëve në fillim të vitit?

Që marrëdhëniet e Zvicrës me vendet e tjera të botës janë shumë të rëndësishm për ta dëshmuar suksesin dhe rritjen e vendit tonë. Poashtu  dhe atë se mirëqenia jonë mbështetet në punë,në hapje dhe në rini.

Si e shihni Zvicrën?

Ne jemi një vend që kemi pasur shumë fat, por që edhe kemi kontribuar shumë. Pa resurse natyrore dhe pa minerale ia kemi arritur t’i unifikojmë interesat tona të drejtpërdrejta si dhe sigurinë, mirëqenien dhe pavarësinë me demokracinë , paqen dhe të drejtat e njeriut. Ne jemi një mrekulli e vogël. Dhe mund t’ju siguroj se për këtë na e kanë zili vendet e tjera.

Cila është sfida kryesore sipas Jush ?

Që ta ruajmë të arrituren, që të mos mbështetemi në lavd me bindje se çdo gjë të shkojë edhe në të ardhmen si deri më tash. Është si në futboll : edhe kur fiton ekziston mundësia ta humbësh lojën  tjetër. Ne duhet t’i marrim vendimet e duhura për gjeneratat e eardhshme dhe të mbesim të veëdijshëm për vlerat tona themelore. Këtu mendoj në partneritetin social apo në hapjen , e cila domosdo se sjell edhe forca të reja për ekonominë.

Ju keni luajtur më herët për Neuchâtel Xamax. Çka ju ka mësuar ky sport ?

Çdo gjë. Nuk shkon ditë pa menduar në futboll. Taktika, strategjia, pranimi i humbjes, shkurja me fitoren, fryma ekipore, presioni, vendosmëria. Merrni si shembull penalltitë. Nëse në trianing e humb ndonjë, duhet ta realizosh ndonjë tjetër që të mos  përfundosh me një mossukses. Futbolli është një shkollë e shkëlqyeshme jetës.

Pozita e Juaj më e dëshirueshme ?

Libero. Aty ke një pozitë përcaktuese, mbikëqyrëse, mund t’i sjellësh lojtarët në sulm dhe edh evetë mund të luash në sulm. Mund të jesh kudo. Kjo është fantastike. Por në futboll të gjitha pozitat janë të mira. Unë kam luajtur në të gjitha pozitat përveç portier.

A luani ende?

Fatkeqësisht jo. Unë e pata thyer këmbën atëherë. Veç kësaj, unë jam i vjetër. Futbolli është i rrezikshëm (qesh). Por unë notoj, ngas biçikletën dhe skijoj.

A është sporti një balancë e mirë për punë?

Balancën time e gjej para së gjithash në familje. Me familjen e kaloj pjesën më të madhe të kohës sime të lirë. Unë kam nevojë për këto momente me më të dashurit e mi.

Ju keni tre djem. A keni dashur gjithmonë të keni fëmijë?

Unë kam pasur një fëmijëri të lumtur, por nuk ka qenë që nga fillimi e qartë se unë do dëshiroja disa fëmijë. Kjo u bë eqartë që nga dita ime e martesës.

Gruaja Juaj është shpesh pranë Jush në udhëtime dhe në raste të ndryshme. Sa është kjo e rëndësishme për Ju?

Ne kemi vendosur që ta kalojmë së bashku jetën. Për këtë arsye prania e saj është plotësisht normale për mua. Kështu kemi funksionuar gjithmonë, pra edhe kur isha kryetar i Qytetit të Neuenburg-ut dhe kur ajo ishte vetëm 25 vjeç. Në rrafshin federal, në departamentin e jashtëm, sfidat janë më të mëdha. Gruaja ime luan një rol të rëndësishëm dhe edhe pa mua ka detyra speciale. Unë jam krenar që ajo i ka pranuar këto detyra.

Thuhet se Ju e  përgatisni me qejf ushqimin ?

Po, shumë. Është interesante dhe i shërben familjes. Veç kësaj, rezultatet shihen menjëherë. Specialiteti im janë gjellrat austriake. Këto i bëj bile më mirë sa gruaja ime ( qesh) (Gruaja e Burkhalter-it është austriake – vërjetje e redaksisë). Sidomos  sumbullaret me djathë dhe biftekun vjenez.

Gjyshi Juaj ka qenë peshkatar. Ju keni qenë shpesh me të në liqe. A jeni ende edhe sot i lidhur me natyrën?

Absolutisht! Kur ik, më mungon shpejt. Pa gjerësinë e liqenit në afërsi ndihem pothuajse i mbyllur. Unë jam lindur pothuajse me këmbë në liqe. Para shtëpisë sonë ka qenë kasolla e peshkimit e gjyshit tim. Liqeni është pasqyra e jetës, ai ndryshon çdo ditë. Duhet të mësohesh ta njohësh. Liqenin kam filluar ta njoh kur e sodisja gjyshin duke i mbledhur rrjetat e peshkimit. Por edhe pyllin e dua shumë.   

Ju keni punuar edhe në vreshta?

Po, kur kam qenë 11 vjeç kam ndihmuar në vjeljen e rrushit. Babai im e kishte marrë posaçërisht ditë të lirë për këtë. Puna ishte e mundimshme dhe shpesh bënte edhe ftohtë. Ishte kontakti im i parë me botën e punës.

Dhe sot? A ju pëlqen puna?

Shumë, funksioni ëshë interesant. Por sjell edhe brenga,kur duhet të marrësh vendime. Duhet zgjedhësh projektet e duhura dhe sidomos t’i sendërtosh si duhet politikisht. Në momentet e vendimmarrjes je shpeshherë  tepër vetëm. Natët të tëra pa gjumë nuk janë të rralla në raste të tilla. Natën mendoj shumë.

Si duket për Ju një vit i sukseshëm presidencial?

Nëse vendimet merren në inters të gjeneratave që vijnë – dhe sipas parimit të kolegialitetit. Sepse është puna e qeverisë dhe jo vetëm e njërit. Në Zvicrën politike institucionet janë më të rëndësishme sesa një politikan i vetëm.

 

Përkthimi nga Coopzeitung: Nexhmedin Gerguri