Lajme
Burgu i Mitrovicës, nuk i plotëson kushtet për burg afatgjatë
Në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë po vuajnë dënimin 38 persona, prej tyre 27 janë të dënuar me burgim. KMDLNJ rekomandon që ata të dërgohen në qendrat korrektuese
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Kosovë, i ka rekomanduar Shërbimin Korrektues të Kosovës, që t’i largojë nga qendra e paraburgimit në Mitrovicën e veriut, 27 persona të dënuar për vepra të ndryshme penale, sepse kjo qendër thuhet se nuk i plotëson kushtet për burgim afatgjatë.
KMDLNj ka vizituar këtë qendër paraburgimi, me kërkesë të të paraburgosurve serbë dhe romë, pas ndarjes administrative të Mitrovicës në dy komuna. Paraburgimi ka mbetur në pjesën që administrohet nga serbët lokalë.
“Monitorues të KMDLNj-së u takuan me të paraburgosur serbë dhe romë që i parashtruan kërkesat e tyre në fushën e respektimit të drejtave të njeriut dhe kërkuan ta vuajnë dënimin apo masën e paraburgimit afër vendit ku jetojnë. Kjo ishte thuaja kërkesa e parë dhe gatishmëria që serbët dhe romët e dënuar apo të paraburgosur të dërgohen në qendrat e tjera të paraburgimit, apo qendrat korrektuese duke mos refuzuar të jenë së bashku me shqiptarë dhe të tjerë”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.
Në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, sipas këtij këshilli, ka rregull dhe higjiena është në nivel të duhur.
“Mirëpo kjo qendër nuk i plotëson kushtet që aty ta vuajnë dënimin të dënuarit me burg afatgjatë ndërsa të tillë ka. Për KMDLNj-në është brengosës fakti se 11 janë të paraburgosur kurse 27 të dënuar kurse Burgu në Mitrovicë nuk është Qendër Korrektuese por Qendër e Paraburgimit”, thotë KMDLNJ.
Ky këshill rekomandon Shërbimin Korrektues të Kosovës të krijojë kushte për të dënuarit sikur edhe në pjesët e tjera të Kosovës në përputhje me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
“Është inkurajues fakti se personat e privuar nga liria në këtë Qendër të Paraburgimit në Mitrovicë nuk kanë asnjë vërejtje me sjellje të stafit korrektues dhe udhëheqësve të këtij institucioni. Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë i plotëson kushtet për të paraburgosurit por jo edhe për të dënuarit ndonëse shumica e tyre gëzojnë benficione, qoftë duke punuar jashtë objektit të burgut (17 të dënuar ) qoftë duke i shfrytëzuar pushimet e fundjavës në shtëpi”, thuhet në raportin e KMDLNJ-së
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










