Shkurt.ch
Burgu i Gjenevës akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut
Burgu problematik Champ-Dollon i Gjenevës, pas shumë kritikave që ka marrë viteve të fundit nga qarqe të ndryshme, ka marrë edhe një “notë të dobët” nga instanca më e lartë gjyqësore e Zvicrës. Gjykata Federale e Zvicrës me seli në Lozanë ka nxjerrë një vendim sipas të cilit burgu në fjalë është duke shkelur Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut.
Gjyqtarët në Lozanë duke marrë këtë vendim kanë miratuar ankesat e dy të burgosurve që janë mbajtur në këtë burg. Ata qenë ankuar se në qelitë ku janë mbajtur kanë pasur më pak se 4 metra katrorë hapësirë në dispozicion. Kjo nënkupton se në Champ Dollon nuk janë respektuar as standardet minimale të burgjeve.
Gjykimin e parë lidhur me mungesën hapësirës në këtë burg, Gjykata Federale e kishte marrë në shkurt të vitit 2014. Edhe atëherë gjyqtarët patën vendosur që një qeli e të burgosurit nuk guxon të jetë më e vogël se 4 metra katrorë, shkruan nzz.ch
Njëri nga ushtruesit e ankesës, ka qenë i dënuar me pesë vjet burg. Gjatë periudhës nga 7 dhjetori 2013 deri më 19 nëntor 2014 ai në vazhdimësi ka pasur në dispozicion më pak se 4 metra katrorë vend. Ankesa e tij e bërë në gjykatën kantonale qe hedhur poshtë me arsyetimin se ai nuk është paraqitur për të punuar. Nëse do të paraqitej (regjistrohej) atij do t`i binte më pak të qëndronte në qelinë e tij të ngushtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











