Lajme

Burgim të përjetshëm për Arid Ukën

Para rreth një viti Aridi kreu një atentat ndaj ushtarëve amerikanë në Frankfurt. Sot gjykata shpalli dënimin me burgim të përjetshëm

Nga gushti 2011 ai ndodhet në bankën e të akuzuarve. Ekstremisti islamik, që ka pranuar se i ka vrarë dy ushtarë të Shteteve të Bashkuara, Nikolas Alden (25 vjeçar) dhe Zahari Kudebak (21), është dënuar sot me burgim të përjetshëm.Gjykata Shtetërore në Frankfurt e ka dënuar Arid Ukën, 22 vjeçar, shqiptar nga Kosova, me burgim të përjetshëm, për dy vrasje.

Ai, poashtu, është shpallur fajtor edhe për tentim vrasje.

Në tetor të vitit të kaluar, Uka kishte thënë se “nuk beson në xhihad ose luftën e shenjtë”dhe se ka rënë viktimë e “propadgandës” esktremiste.

Sulmi ka ndodhur më 2 mars të vitit 2011.

Uka i ka pranuar vrasjet, duke thënë se “një natë më parë kishte parë një video ku shihej se si ushtarët amerikanë e kishin dhunuar një të re myslimane”