Kosova
Burgim i përjetshëm për kosovarin që vrau gruan dhe kunatën
Vrasësi i dyfishtë nga Hauseni doli përpara Gjykatës së Lartë - ai nuk mundi t'i shmangej burgimit të përjetshëm, të shqiptuar nga shkalla e parë
Gjykata e Lartë (kantonale) e Aargaut ka shpallur fajtor për vrasje të shumëfishtë kosovarin, i cili kishte vrarë gruan dhe motrën e saj, të dyja nga Shqipëria, më 8 janar 2018, në Hausen, transmeton albinfo.ch. Për këtë vepër ai ishte gjykuar nga data 7 deri më 10 qershor 2021. Seanca qe zhvilluar në gjimnazin në Hausen.
Gjendja mbetet kjo: Burri që goditi me thikë gruan dhe kunatën në Hausen më 8 janar 2018, mbetet në burg, shkruan aargauerzeitung.ch. Gjykata e Lartë e Aargaut ka shpallur atë fajtor për vrasje të rëndë të shumëfishtë dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm.
Veç kësaj, Gjykata më e lartë e kantonit ka vendosur edhe masën ambulatore krahas dënimit me burg. Po ashtu, kosovari do të dëbohet nga vendi për një periudhë 15-vjeçare (pas vuajtjes së burgut, e cila, edhe në rastin e burgut të përjetshëm nuk zgjat më shumë se 15 vite, v.j.).
Ai duhet t’u paguajë paditësve privatë gjithsej më shumë se 200.000 franga si kompensim dhe dëmshpërblim, transmeton albinfo.ch. Kështu, Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut Brugg.
Kosovari kishte kërkuar aktgjykimin që do ta shpallte fajtor për vrasje të shumëfishtë dhe dënim maksimal prej gjashtë vitesh burg.
Si hap tjetër, Gjykata Supreme do të nxjerrë një aktgjykim të arsyetuar me shkrim. Palët pastaj kanë 30 ditë për të apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë Federale.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











