E-Diaspora
Burg i përjetshëm për kosovarin: Në garat me makina ka shkaktuar vdekjen e një gruaje
Trupi gjykues e ka ndjekur qëndrimin e prokurorisë, duke i shqiptuar personit të akuzuar dënimin me burg të përjetshëm
Gara e paligjshme e automjeteve, e cila përfundoi me vdekjen e një personi të papërfshirë, ka marrë sot epilogun e saj gjyqësor. Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, prokurori publik në procesin që u zhvillua sot në Gjykatën e Landit në Kleve, kishte kërkuar burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë, për shkaktarin 22 vjeçar të aksidentit, shtetas i Kosovës. Edhe trupi gjykues e ka ndjekur qëndrimin e prokurorisë, duke i shqiptuar personit të akuzuar dënimin me burg të përjetshëm, shkruan dpa.de
Për të pandehurin e dytë, shtetas gjerman, i cili po drejtonte makinën tjetër në garë, prokuroria kishte kërkuar një dënim me kusht dy vjet për pjesëmarrje në një garë të ndaluar të makinave, me pasoja fatale. Por, gjykata e ka dënuar atë me 3 vjet e 9 muaj burg. Prokurori kishte kërkuar vetëm 2 vjet me kusht!
Shtetasi kosovar dhe ai gjerman, në prillin e kaluar (2019) kanë zhvilluar një garë në zonën e tyre të banimit, në Moers afër Duisburgut, me makinat e tyre 550 dhe 600 kf. 22-vjeçari kosovar qe përplasur me makinën e vogël të një gruaje, transmeton albinfo.ch. 43-vjeçarja qe katapultuar jashtë makinës dhe kishte vdekur pas tri ditësh. Sipas ekspertizës, makina, shkaktare e aksidentit kishte zhvilluar shpejtësinë deri në 167 kilometra në orë gjatë garës.
Gjykatësit ishin të bindur se kosovari dhe gjermanët kanë zhvilluar garë me makina në Moers pranë Duisburg në prillin e kaluar. Bëhet fjalë për makina të fuqishme prej afërsisht 600 kuajfuqi, që ata i ngisnin në një zonë banimi. Të dy të akuzuarit e kanë pranuar këtë në gjykim.
Në gjyq, shoferi i makinës, i cili nuk ishte përfshirë direkt në aksident, i ka kërkuar falje familjes së gruas së vrarë, përcjell albinfo.ch. Në një deklaratë të lexuar nga avokati i tij, ai thotë: “Më vjen së tepërmi keq për atë që ka ndodhur. Unë do të doja të zhbëhej kjo që ka ndodhur.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










