Tematike
Burg i përjetshëm për italianin: Ka vrarë gabimisht shqiptarin në vend të serbit
Vrasja ka ndodhur më 4 korrik 2016, kur italiani në fakt donte të vriste një shok të tijin serb, i cili nuk kishte pranuar t`i tregonte se ku është ish e dashura e tij

Italiani Alessandro M. 43 vjeçar, i cili ka vrarë kosovarin 32 vjeçar A. G. në Winznau SO me disa të shtëna, do ta kalojë në burg gjithë jetën. Gjykata në Olten (Solothurn) e ka dënuar atë të hënën, ndër të tjera, për vrasje, shkruan blick.ch.
Gjithashtu ai do të mbahet edhe nën masën e kujdestarisë, që është një lloj institucioni psikiatrik
Vrasja ka ndodhur më 4 korrik 2016, kur italiani në fakt donte të vriste një shok të tijin serb, i cili nuk kishte pranuar t`i tregonte se ku është ish e dashura e tij.
Gjykata shprehet e bindur se i akuzuari e ka bërë vrasjen “në mënyrë të paskrupullt” dhe “për arsye absolutisht të parëndësishme”, transmeton albinfo.ch. Ai ishte ndjerë i tradhtuar dhe ka vepruar tinëzisht sepse ka kapur në befasi personin e synuar për të cilin kishte shpresuar ta gjentenë shtëpi.
Ka vazhduar të qëllonte edhe pasi e ka kuptuar se ka ngatërruar viktimën
“Kokëfortë dhe gjakftohtë” ishte qasja e tij pasi që ai ka vrarë nga një distancë e shkurtër. Me këtë veprim, është përmbushur vepra penale e vrasjes së rëndë.
Ai, edhe pasi e ka kuptuar ngatërrimin e bërë, ka vazhduar të qëllonte pa pushim drejt viktimës. Në këtë mënyrë ai ka qenë i gatshëm të pranojë vdekjen e dy personave të tjerë.
Për shkak të ndërveprimit të paparashikueshmërisë të Alessandro M., çrregullimit të personalitetit të tij disocial, agresivitetit të tij si dhe fakteve dhe rrethanave tjera, duhet supozuar se ai do të kryente “veprime të mëtejshme të këtij lloji”, përcjell albinfo.ch. Prandaj, gjykata ka urdhëruar që i dyshuari të mbahej në paraburgim.
Në procesin gjyqësor nga 21 tetori, ai është ankuar se “po ndjehet keq”. Por ai nuk donte të thoshte asgjë për aktin.
E ka lënë viktimën lakuriq dhe të mbuluar nga gjaku
Por prokurori nuk ka treguar mëshirë për të. Ai në aktakuzë ka shkruar veç tjerash se, pasi e dashura e tij ishte ndarë nga ai dhe iishte fshehur atij, italiani i kishte dërguar asaj kërcënime të egra në Facebook.
“Ti lavire, unë do të të gjej dhe do të të vras. Askush nuk mund të luajë me mua”, kishte shkruar veç tjerash ai.
Sipas prokurorit, ish e dashura ishte ndjerë e kërcënuar rëndë dhe ka jetuar me frikë.
Më në fund, Alessandro M. kishte ndërmarrë veprimin, transmeton albinfo.ch. “Ishte një vrasje eliminuese, e kryer në mënyrë gjakftohtë” ka thënë prokurori në gjykatë.
I akuzuari ishte sjellë në mënyrë të dënueshme. Pasi ka qëlluar njeriun e gabuar, e ka lënë atë lakuriq dhe të mbuluar me gjak. Ai nuk e ka ndihmuar atë dhe as nuk ka thirrur ambulancën. Për prokurorin ishte e qartë: Alessandro M. duhet të merrte një dënim të përjetshëm – dhe të mbahej nën masën e kujdestarisë.
Avokatja kërkon pafajësinë për klientin e saj
Avokatja mbrojtëse e Alessandro M. ka paraqitur një pamje krejtësisht të ndryshme të klientit të saj. Ai kishte qenë në një situatë të jashtëzakonshme emocionale, transmeton albinfo.ch. E dashura e tij e kishte lënë papritur”, ka thënë ajo në gjykatë“. Ai e ka marrë armën vetëm sepse donte të vriste veten. Letrat e lamtumirës e vërtetojnë këtë”. Ajo kërkuar që klienti i saj të shpallej i pafajshëm.
Alessandro M. u lejua të thotë fjalën e fundit në proces. “Jam shkatërruar plotësisht mendërisht. Unë mendoj vetëm për viktimën nga mëngjesi në mbrëmje. Kam turp, nuk mund të shoh askënd në sy” është shprehur ai, përcjell albinfo.ch. Por në fakt, një kërkimfaljeje i vërtetë ka munguar në gjykatë. Është ende e paqartë nëse ai do të ankohet në gjykatën më të lartë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre “Kori Lulëkuqet Bern” fton gratë shqiptare nga Zvicra...
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?