Kultura
“bunkArt” ndihmon Shqipërinë të shkëputet nga makthi i të kaluarës
Në skenën ndërkombëtare të artit, Shqipëria ka vendosur një moment historik që e meriton vëmendjen tonë. Përmes një mënyre të zgjuar të krijimit të artit, “new mediative art”, të interesuarve do t`u mundësohet që të krijojnë një mendim lidhur me të kaluarën dhe me atë që mendohet si e kaluar

“Shqipëria po e përpunon të kaluarën e saj të rëndë, me artin që trondit deri në palcë dhe përmes kësaj po vendos në skenën ndërkombëtare një copë themeli të drejtimit të ri artistik “new mediative art”. Edhe përpunimi i historisë në ambiente tjera që kanë peshë të ngjashme simbolike mund të gjejë këtu modelin e vet të rafinuar”, shkruan gazeta Wiener Zeitung duke iu referuar “Bunkartit” të Tiranës. Bëhet fjalë për shndërrimin në atraksion të një turizmi artistik të hapjes për publik të bunkerit atomik të diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, transmeton albinfo.ch.
Historia ka një problem bazik: e shikuar nga e tashmja, asaj i mungon shija, kripa. Tepër monotone, të vë në gjumë… ne e njohim këtë gjendje nga shkolla. Vetëm ata që nga historia janë prekur, interesohen për të. Sepse historia ishte jeta e tyre. Dhe ndoshta ishte pothuaj edhe vdekja e tyre, shkruan më tutje gazeta.
Në skenën ndërkombëtare të artit, Shqipëria ka vendosur një moment historik që e meriton vëmendjen tonë. Përmes një mënyre të zgjuar të krijimit të artit, të cilën unë kam dëshirë ta identifikoj me nocionin e ri anglez “new mediative art”, të interesuarve do t`u mundësohet që të krijojnë një mendim lidhur me të kaluarën dhe me atë që mendohet si e kaluar. Dhe si? Përmes artit, në fakt një arti që të trondit në palcë. Dhe përse? Për të pajtuar historinë me të sotmen, ose, së paku për ta provuar këtë. …”, përcjell më tutje albinfo.ch tekstin e autorit, David Th Ausserhuber.
Mu në mes të këtij kryeqyteti të larmë evropian, pranë ndërtesës së qeverisë, jo larg nga xhamia, monumenti Bahai, Galeria Kombëtare e Arteve dhe një kioske të byrekut, është hapur një manifest i tillë i këtij arti të ri meditativ. Tirana, me “bunKart”-in e saj ofron një përjetim me qasje të drejtpërdrejtë në realitet. Këtu, qasja e historisë në të tashmen bëhet reale.
Si ndikon ky proces tërheqës për vizitorët? Ata bëhen dëshmitarë të të kaluarës së shndërruar në të tashme, ose së paku besojnë se po bëhen të tillë. Në realitet ata përjetojnë lirinë krijuese në trajtën e saj më të ngritur dhe këtë pikërisht në bunkerin e ftohtë e të lagësht atomik të Enver Hoxhës, në mesin e qendrës së Tiranës.
Ky art meditativ duhet të pëlqehet për të gjitha ato që synon t`i përmbushë, transmeton albinfo.ch. A ka mundësi që ky koncept i ri, i freskët artistik me të vërtetë të kontribuojë për të ndërtuar një mendim, për të përpunuar historinë, për t`i lënë mbrapa traumat dhe për të vendosur në mënyrë kreative, madje edhe pajtuese themelet e të ardhmes? Qoftë edhe duke e përmbushur vetëm gjysmën e këtyre, mendimi që lind nga kjo, mbetet i jashtëzakonshëm dhe që meriton respekt”, përfundon artikulli i publikuar në wienerzeitung.at.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Shoqatat shqiptare në Zvicër, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch Revista është përqendruar në shoqatat, rrjetet dhe lëvizjet që kalojnë suazat lokale ose regjionale, dmth që...
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj