Sport
Bunjaki: Jemi të gatshëm për kualifikime
“Ne ende nuk e dimë se në cilin grup jemi, por sigurisht se do të jemi më të fortë në kualifikimet për Evropianin e ardhshëm, pasi në kualifikimet për Botëror e kemi më vështirë”, ka thënë Bunjaki
Përfaqësuesja e Kosovës pritet të përfitojë shumë nga pranimi në FIFA. Kosova pritet të marrë pjesë në kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”, shkruan albinfo.ch.
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki është shprehur i kënaqur me pranimin e Kosovës. “Kosova më nuk është e izoluar. Federata do të fuqizohet, do të kemi situatë më të mirë ekonomike, por duhet të punojmë për kualifikimet për Kampionatin Botëror. Jemi të gatshëm për kualifikime. Ne ende nuk e dimë se në cilin grup jemi, por sigurisht se do të jemi më të fortë në kualifikimet për Evropianin e ardhshëm, pasi në kualifikimet për Botëror e kemi më vështirë”, ka thënë Bunjaki.
Të premten u pranua edhe Gjibraltari, andaj ende nuk dihet se në cilin grup do të jetë Kosova.
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026












