Shkurt.ch
Bullgarët dhe rumunët mund të punojnë dhe të lëvizin lirshëm në Zvicër
Duke nisur nga 1 qershor 2019, shtetasit e Bullgarisë dhe Rumanisë do të gëzojnë një liri të plotë të lëvizjes dhe punësimit në Zvicër.
Ata do të kenë të njëjtat të drejta si pjesa tjetër e shtetasve të BE-së (me përjashtim të Kroacisë) dhe do të jenë në gjendje të qëndrojnë lirshëm në Zvicër nëse kanë një punë, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme Bullgare në një njoftim për shtyp, njofton agjencia e lajmeve bullgare “BETA”, përcjell albinfo.ch.
Kjo u bë e mundur pasi Këshilli Federal Zviceran miratoi një vendim më 15 maj për heqjen e kuotave të qëndrimit për shtetasit bullgarë dhe rumunë në territorin e Konfederatës.
Vendimi ndryshon Rregulloren e zbatimit për Marrëveshjen ndërmjet BE-së dhe Zvicrës për lëvizjen e lirë të personave.
Sipas autoriteteve të migrimit të Zvicrës, rreth 11,600 bullgarë kanë banuar në Zvicër deri në fund të vitit 2018.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












