Integrimi
Bullakaj prezanton kandidaturën para strukturës për migrantë të SP-së
Në takimin që mbajtën të shtunën e kaluar migrantët/et e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës prezantuan dhe aprovuan manifestin e promovuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 18 tetorit 2015. Struktura e veçantë e migrantëve në kuadër të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës (SP MigrantInnen / PS Migrant-e-s) si projekt ekziston nga viti 2012. Partia Socialdemokrate ka ndërmarrë një hap tjetër të rëndësishëm për të zgjeruar bashkëpunimin me migrantët/et dhe partitë e Organizatat e tyre (edhe të vendit amë) si dhe për të fuqizuar pozitën e tyre në kuadër të Partisë Socialdemokrate.
Kryetar i kryesisë së kësaj strukture të migrantëve/eve socialdemokrat/e u zgjodh Mustafa Atici (Bazel). Nënkryetarë u zgjodhën Osman Osmani (Schaffhausen), Françoise Bassand (Cyrih), Ihsan Kurt (Vaud) dhe Frédéric Nouchi (Valis), thuhet në komunikatën e dërguar nga drejtuesit e kësaj strukture. Më tutje në komunikatë bëhet e ditur se kjo parti i kushton vëmendje të veçantë përfshirjes së migrantëve në strukturat e veta dhe në vendet që ka në dispozicion për përfaqësim parlamentar. Kështu, Partia Socialdemokrate tani ka 10 qytetarë/e me dyshtetësi në grupin parlamentar federal. Gjithsej rreth 30% e kandidatëve në listat e SP/PS, përpos pasaportës zvicerane posedojnë edhe një pasaportë tjetër. Nga kjo përqindje, 20 kandidatë u prezantuan personalisht para kongresit zgjedhor, thuhet më tutje në komunikatën nga kjo mbledhje, të nënshkruar nga Osman Osmani, nënkryetar i Strukturës së SP/PS për migrantë/e.
Me këtë rast u prezantua edhe kandidati nga kjo parti për Parlamentin Nacional të Zvicrës, Arbër Bullakaj, i cili është kandiduar nga kantoni i St. Gallenit. “Emri im ёshtё Arbёr Bullakaj, unё vi nga Wil dhe kandidoj i 9-ti nё Listёn e SP-së kantonale. Unё kam lindur nё Kosovё dhe kur isha 8 vjeç kam ardhur sё bashku me nёnёn time dhe motrat e vёllezёrit nё Zvicёr. Babai im kishte ardhur rreth 10 vite para se t`i bashkoheshim edhe ne, dhe punonte punё sezonale nё profesione tё ndryshme. Kёshtu ishte atёherё, punёtorёt sezonalё shkonin atje ku kishte punë, qoftё ajo nё fermё, nё pyll, çatibёrёs, ose edhe murator. Qё kur isha djalё i ri fillova tё interesohesha pёr politikёn zvicerane dhe shumё shpejt u bёra anёtar i Partisё Socialdemokrate tё Zvicrёs. Ndёrkohё unё jam gjithashtu pjesё e Parlamentit tё Qytetit dhe Zёvendёspresident i Partisё Socialdemokrate tё Kantonit St. Gallen.
Pёrveç punёs time si biznesmen i pavarur, unё jam gjithashtu aktivist nё Grupin tonё integrues FAIR Wil, nё nё tё cilin unё jam bashkёthemelues. FAIR WIL qёndron pёr Dhomёn e Integrimit pёr Grupet e Pavarura nё Wil dhe ndёrkohё ka mbi 80 anёtarё dhe mbi 15 ndihmёs dhe ndihmёse vullnetarё. Projekti ynё i parё ishtё hapja e njё zyre shkrimesh, e cila u shёrben njerёzve nё Wil dhe nё rrethinat pranё si pikё kontakti. Ne mbёshtesim mbi tё gjitha personat me njohuri tё dobёta tё gjuhёs gjermane, si pёr shembull nё plotёsimin e formularёve ose nё shkrimin e letrave dhe aplikimeve. Ai më tutje ka prezantuar përvojat e tij rreth çmimeve të larta të banesave dhe të tokës, fenomen ky që godet në veçanti njerëzit me prejardhje të huaj, të cilët rëndom bëjnë pjesë në shtresat më të varfra të qytetarëve. Me këtë rast Bullakaj ka mbështetur qëndrimin në manifestin e SP-së lidhur me këtë problem dhe ka theksuar nevojën për angazhim të përbashkët kundër çmimit të pakapshëm të banesave dhe të tokës.
Të interesuarit për të mbështetur kandidaturën e Arbër Bullakajt për një vend në Parlamentin Nacional të Zvicrës mund të infomohen në linkun në vijim: http://bullakaj.me/
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














