Integrimi
Bullakaj nuk arrin të bëhet deputet, por zë vendin e parë plotësues
I treti për nga numri i votave (14 mijë e 983 sosh) ka qenë pikërisht Arbër Bullakaj. Në këto rrethana, ai zë vendin plotësues ose "rezervë" që e praktikojnë të gjitha partitë parlamentare
Albinfo.ch i ka përcjellë dhe promovuar në vazhdimësi kandidatët me rrënjë shqiptare në zgjedhjet për Parlamentin e Zvicrës. Këtë vazhdon ta bëjë edhe tani.
Nga rezultatet që deri tani janë shpallur, ende nuk dihet nëse ndonjëri nga ta është zgjedhur. Por, Arbër Bullakaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se votat e grumbulluara nuk i kanë mjaftuar për t’u zgjedhur, shkruan albinfo.ch.
Në kantonin e tij, St. Gallen, partia e tij, SP-ja, ka synuar të merrte tri vende në Parlament. Por ajo ka arritur t`i marrë sërish vetëm dy vende. I treti për nga numri i votave (14 mijë e 983 sosh) ka qenë pikërisht Arbër Bullakaj. Në këto rrethana, ai zë vendin plotësues ose “rezervë” që e praktikojnë të gjitha partitë parlamentare. Kjo i bie që në rast të tërheqjes së njërës nga dy deputetet e zgjedhura, Bullakaj inkuadrohet si deputet në Parlament.
Më poshtë, njoftimi që ka bërë Arber Bullakaj:
“Të dashur miq! Ne, mjerisht nuk mundëm të fitonim edhe një vend (të tretin për SP të Kantonit St. Gallen, v.j.). Kjo natyrisht është për të ardhur shumë keq, pasi që ne kemi treguar shumë angazhim së bashku.
Lajmi i mirë është: Unë kam zënë vendin e parë rezervë. Këtë e kam arritur falë jush! Falënderime të perzemërta për të gjithë”.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











