Maqedonia
Bujar Osmani pranon humbjen në Çair: “Urime kundërkandidatit tim dhe koalicionit fitues”
Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke i uruar fitoren kundërshtarit të tij nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti. Në një postim në Facebook, Osmani theksoi se rezultati është vendim i qytetarëve dhe se ai e respekton plotësisht këtë vullnet.
“Dua të shpreh kënaqësinë time për një ditë zgjedhore të qetë dhe demokratike. Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët dhe mbështetësit që kontribuan gjatë fushatës. Ishte një periudhë e ngarkuar, por edhe e mbushur me energji dhe miqësi të reja”, shkroi Osmani.
Ai pranoi se fushata nuk ka qenë plotësisht e barabartë, por shtoi se “ndershmëria dhe vlerat kanë kuptim vetëm kur ruhen edhe në situata të vështira”.
“Urime kundërkandidatit tim dhe të gjithë koalicionit që qëndroi pas tij. Uroj që drejtimi i komunës në katër vitet e ardhshme të sjellë zhvillim dhe përmirësim për qytetarët e Çairit”, theksoi Osmani.
Në fund të reagimit të tij, ai falënderoi familjen për mbështetjen e pakushtëzuar dhe paralajmëroi se për hapat e ardhshëm politik do të njoftojë në ditët në vijim.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











