Bugajski: Marrëveshjet Kosovë- Serbi, hap për njohjen e realitetit
Me marrëveshjet e arritura në dialog, Serbia nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, por thjesht ka treguar gatishmërinë e saj për të nisur zgjidhjen e çështjeve praktike në marrëdhëniet me Kosovën, ka thënë Janusz Bugajski, drejtor i projektit të demokracive të reja evropiane, në Qendrën Ndërkombëtare për Studime Strategjike.
“Mendoj se marrëveshjet e arritura janë një fillim i mirë dhe tregojnë se dialogu ka sjellë disa rezultate, marrë parasysh se ka pasur shumë skeptikë, të cilët nuk kanë besuar se do të lëvizë ndonjë gjë”, ka thënë Bugajski.
Ai ka këto marrveshje nuk i ka vlerësuar si një hap i madh përpara, por ka konsideruar se marrëveshjet janë një hap i rëndësishëm për të dyja palët, në drejtim të respektit të ndërsjellë, të bashkëpunimit rajonal dhe të pranimit të realitetit.
Opozita serbe ka akuzuar qeverinë se me arritjen e marrëveshjeve, Serbia de fakto e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por, Bugajski ka një tjetër mendim.
“Serbia, me anë të marrëveshjeve, ka pranuar se Kosova ekziston. Ajo nuk e ka pranuar shtetësinë e saj, e as subjektivitetin ndërkombëtar”, ka deklaruar ai.Sipas tij në arritjen e marrëveshjeve me Prishtinën, ka ndikuar edhe presioni i Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










