Lajme

Buehler: Do ta luftojmë kriminalitetin në veri

Në një intervistë dhënë BBC-së komandanti i KFOR-it ka thënë se organet e vendit dhe ato ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë kanë identifikuar një numër individësh që po shkaktojnë probleme në veri.

Pa specifikuar përkatësinë e tyre, ai tha se ata janë “kriminelë, radikalë dhe ekstremistë”.  Buehler ka thënë se ditët e fundit policia ka arrestuar disa dhe do të arrestohen edhe të tjerë, pasi të sigurohen dëshmitë për krime. Ai tha se KFOR-i do të zvogëlojë praninë e tij në Kosovë, por nuk do të tërhiqet krejtësisht, pasi që gjendja ende nuk është aq e qëndrueshme.