Lajme
Buchs, Ag: Gjenden të vrarë tre fëmijë dhe babai i tyre
Policia është informuar nga një person i tretë në orën 7.15 të mëngjesit se katër njerëz të vdekur janë gjetur në një shtëpi
Në Buchs të kantonit aargau, dyshohet se njüë baba ka vrarë tre fëmijët e tij dhe më pas ka bërë vetëvrasje. Të katër të vdekurit janë gjetur në mëngjesin e sotëm, në një shtëpi familjare, shkruan sda.ch.
Policia fillimisht nuk ka dhënë ndonjë informacion në lidhje me mënyrën e vrasjes ose sfondin dhe motivin e krimit.
Policia është informuar nga një person i tretë në orën 7.15 të mëngjesit se katër njerëz të vdekur janë gjetur në një shtëpi, thuhet në një njoftim nga policia e kantonit në Aargau, transmeton albinfo.ch. Viktimat janë tre fëmijë të moshës tre, njëmbëdhjetë dhe trembëdhjetë.
Sipas gjetjeve fillestare, supozohet se i dyshuari është midis viktimave, ka thënë Corina Winkler, zëdhënëse e policisë kantonale. I dyshuari është 37 vjeç dhe babai i fëmijëve. Ai gjithashtu u gjet i vdekur. Policia nuk ka dhënë asnjë informacion mbi motivin d
Zyra e prokurorit publik në Lenzburg-Aarau ka hapur një hetim penal, përcjell albinfo.ch. Policia e kantonit ka siguruar gjurmët e krimit dhe ka nisur hetimet.
Shtëpia në të cilën jetonte një familje e vetme ndodhet në një zonë të qetë banimi pranë stacionit të trenit në Buchs, një komunë fqinje me aarau-n, kryeqytetin e kantonit Aargau.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













