Integrimi
BSV/OFAS: Konfirmohet qëndrimi ynë për pensionet e kosovarëve
Gjykata Federale, në çështjen e sigurimeve sociale në raport me Kosovën, konfirmon qëndrimin e Qeverisë Federale dhe praktikën e sigurimeve sociale
Pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Federale të Zvicrës për mospagimin e pensioneve qytetarëve të Kosovës, me qëndrimin e saj është paraqitur edhe Zyra Federale e Sigurimeve Sociale (BSV). Në vazhdim po e publikojmë qëndrimin e kësaj zyre.
“Gjykata Federale, në çështjen e sigurimeve sociale në raport me Kosovën, konfirmon qëndrimin e Qeverisë Federale dhe praktikën e sigurimeve sociale”, thuhet në fillim të qëndrimit të BSV
Marrëveshja për sigurimet sociale, e lidhur me ish Jugosllavinë, nuk zbatohet më në raport me Kosovën duke filluar nga 1 prilli i vitit 2010. Gjykata Federale me vendimin saj të marrë më 19 qershor 2013 e ka vërtetuar këtë vendim të Qeverisë Federale. Në këtë mënyrë, gjykata më e lartë mbështet në aspektet më të rëndësishme bazike praktikën që aktualisht zbaton Zyra për Sigurimet Sociale.
Gjykata Federale e ka sqaruar gjendjen pozitën ligjore të shtetasve të Kosovës në raport me pretendimet e tyre ndaj sigurimeve sociale të Zvicrës. Në këtë mënyrë, tash është krijuar një siguri juridike si për të siguruarit e prekur nga kjo problematikë ashtu dhe për zyrat e sigurimeve sociale.
Shtetasit e Kosovës , duke filluar nga 1 prilli 2010 trajtohen njësoj sikur shtetasit e më shumë se 100 shteteve tjera të botës, me të cilat Zvicra nuk ka lidhur marrëveshje për sigurimet sociale. Ata kanë të drejtë tu paguhet pensioni i moshës ose i invaliditetit, sa kohë që kanë vendbanimin në Zvicër.
Pensionet të cilat u janë ndarë shteasve kosovarë para 1 prillit 2010 do të vazhdojnë të paguhen edhe n¨se ata shtetas jetojnë jashtë Zvicrës.
Shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Zvicrës, në anën tjetër kanë të drejtë të kërkojnë tu paguhen ( tu kthehen) kontributet që ata i kanë paguar në fondet përkatëse të pensionit të moshës (kontributet e punëmarrësit dhe punëdhënësit).
Shtetasit e Kosovës, fëmijët e të cilëve nuk banojnë në Zvicër, nga 1 prilli 2010 nuk kanë të drejtë më për shtesat fëmijërore.
Pyetja nëse Kosova i plotëson kushtet të cilat Zvicra i kërkon për nisjen e negociatave për një marrëveshje të re të sigurimeve sociale, sot nuk mund të marrë ende përgjigje përfundimtare, përfundon qëndrimi i Zyrës Federale për Sigurimet Sociale lidhur me vendimin më të ri të Gjykatës Federale.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











