Lajme
Brukseli kërkon ndalimin e importit të qymyrit rus në gjithë BE-në
Brukseli ka propozuar ndalimin e importit të qymyrit rus në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.
Vlera e këtyre importeve shkon në 4 miliardë euro në vit.
Masa vjen si përgjigje ndaj vrasjeve të dyshuara të civilëve në Bucha, një periferi të Kievit.
Imazhet e sulmeve brutale kanë nxitur edhe një herë thirrjet për një embargo ndaj energjisë ruse, burimi kryesor i të ardhurave të Kremlinit, edhe pse disa shtete anëtare mbeten ngurruese për të ndërmarrë një hap kaq drastik.
“Kjo do të shkurtojë një burim tjetër të rëndësishëm të të ardhurave për Rusinë”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të mërkurën pasdite.
Paketa e re e sanksioneve të BE-së, e pesta në total, përfshin një paketë të plotë transaksionesh në katër banka kyçe ruse, përfshirë VTB, e dyta më e madhe në vend./Euronews
E-Diaspora
-
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj Prej gati 30 vitesh në Islandë, dy vëllezërit nga Kosova kanë ndërtuar... -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4















