Lajme
Bruksel, arrihet marrëveshja për ndërtesat e IBM-së
Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë arritën një marrëveshje për ndërtimin e 6 objekteve të përhershme kufitare. Këto pika do të financohen nga BE me 21 milionë €
Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe ata të Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë nënshkruar sot në Bruksel, marrëveshjen për ndërtimin e gjashtë ndërtesave të përhershme në kufi, të njohura si IBM. Ndërtimi i këtyre objekteve do të financohet nga BE.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, e cila ka kryesuar ekipin negociator të Prishtinës, marrëveshjen e ka konsideruar shumë e rëndësishme, me të cilën, siç ka thënë ajo, rrumbullakohet zbatimi i plotë i Marrëveshjes së IBM-it (Menaxhimit të Integruar të Kufirit) dhe të Protokollit Teknik.
“Dhe praktikisht të dyja shtetet do të bashkëpunojnë në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit sipas standardëve më të larta të BE-së”, deklaroi Tahiri.
Sipas një deklarate lëshuar nga Qeveria në detyrë, kjo marrëveshje në është negociuar tash një vit dhe arritja e saj, “shënon edhe një kontribut të të gjitha palëve për lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, rritjen e kualitetit dhe sigurisë së kontrollit kufitarë, dhe është në funksion të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën”.
Marrëveshja, siç thuhet më tej, rikonfirmon se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore me shtetin fqinj, Serbinë, dhe për avancimin e politikave të fqinjësisë së mirë në rrugëtimin e saj për integrimet Evropiane.
“Me këtë marrëveshje parashihet ndërtimi i gjashtë pikave kufitare sipas konceptit të IBM-it me të gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse sipas standardeve më të larta të Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratë.
Këto pika të përhershme kufitare do të ndërtohen me financimin e Komisionit Evropian përmes fondeve të Instrumentit të Para Aderimit (IPA) me një shumë prej mbi 21 milionë Euro.
“Komisioni Evropian në bazë të procedurave të brendshme parasheh që ndërtimi i këtyre pikave kufitare të IBM-it të filloj në fillim të vitit të ardhshëm”, konsideron qeveria.
Delegacioni i Kosovës vlerëson lartë angazhimin dhe kontributin e BE-së për arritjen dhe nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, si dhe zotimin e BE-së për të marrë përsipër financimin dhe ndërtimin e plotë të pikave kufitare të IBM-it në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ndryshe, Prishtina dhe Beogradi, dy vjet më parë kanë nënshkruar marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, ndërsa si rezultat kanë improvizuar disa objekte të përkohshme kufitare. Me marrëveshjen që u realizua sot, objektet do të jenë të përbashkëta dhe të përhershme.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













