Gjuha
Brooklyn (NY): Filloi dita e parë e shkollës shqipe në mjediset e shkollës amerikane
Këtë vit, më 17 shtator, në shkollën publike amerikane të Brooklyn-it filloi viti shkollor edhe për shkollën shqipe ”Alba Life”.
Tani më nxënësit shqiptarë gëzojnë mindësinë për të mësuar gjuhën amtare nëpërmjet strukturave shkollore të vendit.
Shkolla shqipe “Alba Life” e New York-it është themeluar nga z. Qemal Zylo.
Qemal Zylo, Ph.kandidat, është themelues dhe president i “Alba Life”.
Ai ka mbaruar Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1974, ka një përvojë të madhe në profesionin e arsimit dhe drejtimit.
Pasi mbaroi kolegjin në Brooklyn për Programim Kompjuteri, ku u shpall Valedictorian (studenti më i mirë i kolegjit), u emërua Këshilltar pranë BramsonORT College në Brooklyn për disa vjet me radhë dhe ka dhënë një kontribut të çmueshëm për njohjen e vlerave të kulturës dhe historisë shqiptare te amerikanët nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që ka organizuar me studentë të Kolegjit nga e gjithë bota.
Për më shumë se 2 vjet ai ka qenë drejtor i shkollës shqipe në Institutin Shqiptaro-Amerikane “Gjergj Kastrioti Skënderbeg” dhe më vonë drejtor ekzekutiv i këtij Instituti.Punon si inxhinier në “Norwegian Christian Home and Health Center” në Brooklyn.
Z.Zylo është një aktivist i mirënjohur në komunitetin shqiptar të Nju- Jorkut dhe në diasporë dhe, veç tjerash, ka organizuar dhe ka drejtuar aktivitete për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës, në të cilat kanë marrë pjesë mjaft personalitete të shquara shqiptaro-amerikane.
Pasi mbaroi kualifikimin e nevojshëm për Producent televizioni më 2008, ai hapi Televizionin Alba Life, i cili filloi transmetimin më 14 qershor 2009 në Staten Island, New York, në kanalin 35e me miratim të shtetit të Nju-Jorkut, bëri riorganizimin e Alba Life, duke hapur dhe shkollën shqipe në vartësi të saj.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











