CH-Ballkani
Brnabiq: Vendimi i Vuçiqit nuk do të thotë se Serbia do e njoh Kosovën
Këtë qëndrim e ka dhënë në Durrës, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq
Serbia nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës, por e vlerëson si teje të rëndësishëm dialogun zbatimi i marrëveshjeve të arritura gjatë këtij procesi.
Këtë qëndrim e ka dhënë në Durrës, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, transmeton albinfo.ch.
“Nga pikëpamja e çështjeve të brendshme të Serbisë, Presidenti Vuçiq mori një vendim shumë të rëndësishëm dhe me shumë përgjegjësi për të ftuar të gjithë në këtë debat të brendshëm mbi të ardhmen e dialogut mbi Kosovën. Që të jem tërësisht e sinqertë me ju, nuk e shikoj Serbinë që të njohë Kosovën, por është shumë e rëndësishme për ne, që të kuptojmë se çfarë ne duam nga dialogu me Kosovën dhe është gjithnjë mirë që të flitet”, u shpreh kryeministrja serbe.
Duke u ndalur tek bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ajo nënvizoi rëndësinë e takimeve të këtyre niveleve, të cilat parashtrojnë problemet e të gjithë rajonit përpara BE-së dhe vendet merren vesh për projekte madhore për vendet e Ballkanit Perëndimor.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt











