Botë
Britanikët të zemëruar, nuk mund të bëjnë pushime në Portugali
Britania fut në listën e zezë Portugalinë
Britania largoi Portogalinë nga lista e gjelbër. Vendimi i Britanisë së Madhe për të hequr Portugalinë nga lista e vendeve ku mund të udhëtohet pa karantinë ka zemëruar turistët që gjenden atje apo që kanë planifikuar të shkojnë, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet britanike publikuan të enjten listën e përditësuar me vendet e kuqe, portokalli dhe të gjelbra, ku ndryshimi kryesor ishte kalimi i Portugalisë nga kategoria e gjelbër tek ajo portokalli që parashikon karantinë për udhëtarët.
Vendimi praktikisht mbyll tregun e udhëtimeve turistike dhe thellon krizën pandemike për kompanitë ajrore.
Britania e madhe lejoi rifillimin e udhëtimeve më 17 maj, pas më shume se 4 muajsh izolim, me Portugalinë që u bë destinacioni i vetëm i madh, i hapur për turistët.
Mijëra britanikë që po pushojnë në destinacione portugeze, janë të pasigurt për atë që i pret pas rikthimit në shtëpi. Në listën e përditësuar të Britanisë, Shqipëria vijon të renditet mes vendeve portokalli, ku nuk rekomandohet udhëtimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Botë
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











