Koronavirusi: çast pas çasti
Britanikët mund të vaksinohen para Krishtlindjeve
Numri i vaksinave që do të kërkohet nga Britania do të varet tek efektiviteti i masave për të parandaluar infeksionin
Ministri i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock, tha në nisje të javës se vendi mund të nisë ofrimin e vaksinës së Pfizer përpara Krishtlindjeve, nëse deklarohet e siguritë dhe efektive.
Hancock tha se qeveria po bashkëpunon me firmën amerikane të farmaceutikës dhe do të jetë gati të nisë prezantimin e vaksinës nga data 1 dhjetor, nëse jepet drita e gjelbër deri më atëherë.
“Po bashkëpunojmë me Pifzer dhe do të jemi gati ta prezantojmë vaksinën sa më shpejtë të jetë e mundur. Mund të jemi gati më 1 dhjetor, nëse çdo gjë shkon mirë. Por me shumë gjasa do të nisim ta ofrojmë përpara Krishtlindjeve”, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ai paralajmëroi se dita e nxjerrjes në treg mund të jetë më afër Krishtlindjeve dhe pjesa më e madhe e vaksinimit do të ndodhë në nisje të vitit 2021.
Hancock tha se numri i vaksinave që do të kërkohet nga Britania do të varet tek efektiviteti i masave për të parandaluar infeksionin.
Ministri i shëndetësisë theksoi gjithashtu se zyra e kryeministrit në Downing Street po operon me udhëzimet strikte të koronavirusit, pasi Boris Johnson është vetë-izoluar përsëri, pas takimit me një deputet konservator që është testuar pozitiv.
Johnson u shtrua në spital në Prill prej Covid-19 dhe kaloi 3 netë në kujdes intensiv.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















