Lajme
Britania u ofron qytetarëve vitaminë D falas
Thuajse tre milionë njerëz, përfshirë të sëmurë dhe të moshuar në Angli, do të marrin pilula vitamine D falas në kuadër të përpjekjeve të vendit për të luftuar Covid-19 këtë dimër.
Vitamina ndihmon në rregullimin e lëndëve ushqyese që nevojiten për të mbajtur të shëndetshme kockat, dhëmbët dhe muskujt. Ndërsa trupi krijon vitaminën D nga rrezet direkte të diellit në lëkurë, njerëzit po qëndrojnë më shumë se zakonisht brenda këtë vit për shkak të masave të koronavirusit.
Ekspertët e shëndetësisë këshillojnë që çdo dimër, të gjithë, veçanërisht të moshuarit, ata që nuk mund të dalin jashtë dhe personat me ngjyrë të errët lëkure, duhet të marrin vitaminë D çdo ditë nga tetori në mars. Njerëzit që janë klinikisht ekstremisht vulnerabël, si ata në shtëpitë e kujdesit, do të kenë një furnizim katër mujor me vitaminë D duke filluar nga janari.
Edhe pse ka pasur disa raporte, sipas të cilëve vitamina D redukton rrezikun e koronavirusit, ekspertët thonë se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur marrjen e suplementit për të parandaluar apo kuruar Covid-19.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











