Lajme
Britania e Madhe rihap disa biznese nga 4 korriku
Është bërë e ditur se restorantet, hotelet dhe parukeritë mund të rihapen më 4 korrik në Britani të Madhe, kur edhe do të lehtësohen masat e distancimit fizik, përcjell albinfo.ch.
Së fundmi, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se njerëzit duhet të mbajnë distancën prej 2 metrave kur kanë mundësi, mirëpo prej tani e tutje vlen masa prej “një metër plus”.
Pjesëtarë të dy familjeve do të mund të takohen në ambiente të brendshme, duke mbajtur distancën.
Po ashtu, kryeministri britanik ka paralajmëruar se të gjitha masat janë fleksibile dhe mund të kthehen mbrapa.
Këshilltari për mjekësi në qeverinë britanike, Chris Whitty, ka thënë se lehtësimi i masave përfaqëson “balancim të arsyeshëm të rrezikut”.
Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, ministri i parë i Uellsit, Mark Drakeford dhe Arlene Foster nga Irlanda Veriore, kanë thënë se masa prej dy metrave distancim fizik do të vazhdojë të mbetet në fuqi në vendet e tyre.
Sallat e teatrit, kinematë, libraritë, muzetë, parqet dhe kopshtet zoologjike janë në mesin e bizneseve që mund të rihapen.
Mirëpo palestrat e brendshme, pishinat dhe hapësirat e tjera të mbyllura sportive do të vazhdojnë të jenë të mbyllura, siç kanë qenë prej kur ka nisur të zbatohet masa e izolimit më 23 mars.
Përgjatë një adresimi qeveritar, Johnson ka thënë se “task-forcat” janë duke shqyrtuar mundësi për të hapur edhe këto institucione.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 307,682 persona të prekur me koronavirus.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












