Lajme
Britania e Madhe prezanton tri nivelet e emergjencës ndaj pandemisë
Mbretëria e Bashkuar prezantoi planin e ri ndaj pandemisë koronavirus.
Kryeministri Boris Johnson, duke iu adresuar ligjvënësve në Dhomën e Komunave, bëri me dije se nuk do të ketë izolim të ri kombëtar dhe as mbyllje të shkollave e universiteteve, por një ndërhyrje me tri nivele, sipas shkallës së përhapjes së infeksionit.
“Nuk mund të lejojmë që sistemi ynë shëndetësor të kalojë në kolaps. Do të jenë muaj të vështirë, por do të mund t’i kalojmë”, tha kryeministri.
Niveli mesatar i alarmit do të përfshijë gjithë Britaninë dhe konsiston në kufizimet që janë aktualisht në fuqi, si grumbullimi i jo më shumë se 6 personave dhe mbyllja e bizneseve pas orë 22:00.
Niveli i lartë do të shtojë më tej kufizimet dhe ndërhyrjen e autoriteteve, duke ndërprerë transmetimin e COVID-19. Ndërsa shpallja e nivelit shumë të lartë do të nënkuptonte kufizimin e takimeve publike dhe private mes qytetarëve dhe mbylljen e plotë të bareve e pub-eve.
Qeveria e Johnson do të garantojë dhe një paketë financiare prej rreth 1.4 miliardë euro për të ndihmuar bizneset që do të preken nga këto kufizime.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026













