Lajme
Britania e Madhe në krizë të thellë të energjisë dhe produkteve ushqimore

Kriza e energjisë dhe produkteve ushqimore në Britaninë e Madhe po thellohet për shkak të rritjes së çmimeve dhe ngecjes në zinxhirët e furnizimit në periudhën pas pandemisë.
“Pandemia ka mbyllur mbyll shumë zinxhirë furnizimi”, tha Martyn James, ekspert i parave dhe të drejtave të konsumatorit në “Resolver UK”.
“Pandemia ka ndikuar negativisht në transportin detar”, vazhdoi James, ndërsa vuri në dukje çështjet që dalin nga Brexit-i dhe pasojat e tij.
“Ne po përballemi me probleme të shumta, nga gjetja e shoferëve të kualifikuar të kamionëve, për shembull, te njerëzit që punojnë në fabrika për përpunimin e mishit”, tha ai.
“Ne kemi parë reagime të pazakonta, si njerëz që blejnë në panik apo që nxitojnë të marrin benzinë edhe pse kanë benzinë të mjaftueshme për të qarkulluar”, shtoi James.
Ai theksoi, gjithashtu, se çmimi me shumicë i energjisë është në nivelin më të lartë të regjistruar.
“Shumë nga industritë tona mbështeten në energji elektrike dhe nuk kanë kufizime për të parandaluar kompanitë që të paguajnë atë që duan. Pra, ne po shohim disa situata ku disa biznese mund të duhet të mbyllen, sepse është shumë shtrenjtë të qëndrosh në prodhim”, transmeton AA, përcjell Albinfo.ch.
Sipas tij, e gjithë kjo shkakton presion të madh mbi qeverinë dhe aftësinë e saj negociuese me vendet e tjera në botë, veçanërisht në një kohë kur ajo po përpiqet të krijojë marrëveshje të reja tregtare, duke çuar në një perspektivë të zymtë, tani për tani.
THREAD 🧵
Power cuts in China, petrol shortages in the UK and rising energy prices across Europe.
What’s behind the global energy crunch? And how much worse could it get? Reporter @kaelynforde highlights some of the forces at play ⤵️ pic.twitter.com/We30xV7DTF
— Al Jazeera English (@AJEnglish) October 12, 2021
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri