Lajme
Britania e Madhe, rekord viktimash nga koronavirusi
Mbretëria e Bashkuar raportoi të mërkurën për mbi 1,000 viktima nga sëmundja COVID-19, për herë të parë qysh në muajin prill.
Sipas të dhënave të Qeverisë, 1,041 njerëz kanë vdekur brenda 28 ditësh, pas testimit pozitiv.
Të mërkurën u raportua edhe për 62,322 raste të reja me COVID-19, që është numri më i lartë i rasteve që nga fillimi i testimit masiv, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.
Një ditë më herët është raportuar për 60,916 raste të reja pozitive.
Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi.
Në total atje janë konfirmuar mbi 2.8 milionë të infektuar dhe mbi 77,400 viktima.
Të hënën kryeministri britanik, Boris Johnson, shpalli një izolim kombëtar për Anglinë, deri së paku në mes të shkurtit, për të luftuar një variant të ri të koronavirusit, i cili, sipas autoriteteve, është më ngjitës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











