Lajme
Britania e Madhe kundërshton pasaportën e vaksinimit
Skemën për lëshimin e pasaportave të vaksinave, që do mundësonte hyrjen në klube dhe tubime të mëdha, e ka mohuar Ministria e Shëndetësisë britanike.
Sekretari i kësaj Ministrie, Sajid Javid, ka thënë se kjo nuk do të ndodhë, raporton BBC, transmeton Albinfo.ch.
“Ne nuk duhet të bëjmë gjëra të tilla. Jam i kënaqur të them se nuk do të ecë përpara ky plan”, ka thënë ai.
Një skemë e tillë ishte thënë se do të prezantohej në fund të shtatorit.
Këtë skemë e kanë kundërshtuar edhe deputetët konservatorë nga Grupi i rimëkëmbjes së COVID-19 dhe liberalët demokratë, duke e cilësuar si të papranueshme dhe përçarëse.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









