Lajme
Britani: Rregulla të reja për disa vende, jo për Kosovën
Është bërë e ditur se udhëtarët e dhjetëra vendeve që arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar, nga sot, nuk do të duhet të vetizolohen për dy javë, për shkak të koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se rregullat që janë vendosur në fillim të qershorit, janë lehtësuar për udhëtarët e më shumë se 60 vendeve dhe territoreve britanike.
Megjithatë, lista e vendeve të Skocisë dallon pak nga ajo e Anglisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore.
Skocia do të vazhdojë t’iu kërkojë udhëtarëve nga Spanja të vendosen në karantinë.
Duhet theksuar se lista e vendeve që nuk kanë nevojë për karantinë, nuk e përfshin Kosovën, as shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton radio Evropa e lirë.
Serbia ka qenë në listën e Anglisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore, por është hequr sot, bazuar në vlerësimin e fundit të rrezikut nga koronavirusi.
Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, me mbi 289,000 të infektuar dhe mbi 44,000 viktima.
Në gjithë botën, ndërkaq, janë regjistruar mbi 12.2 milionë raste pozitive me koronavirus.
Prej tyre, mbi 554,000 kanë vdekur dhe mbi 6.7 milionë janë shëruar.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se “në shumicën e botës, virusi nuk është nën kontroll” dhe se pandemia është “përkeqësuar”.
“Pandemia ende po merr hov. Numri i përgjithshëm i rasteve është dyfishuar në gjashtë javët e fundit”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














