Koronavirusi: çast pas çasti
Ish-udhëheqës i kërkojnë Qeverisë angleze të lehtësojë masat izoluese
Britania e Madhe është ndër shtetet më të goditura nga pandemia e koronavirusit.
Deri më tani në shtetin ishullor janë shënuar hiç më pak së 20 mijë viktima nga koronavirusi. Por masat izoluese kanë bërë që ekonomia të dëmtohet ndjeshëm.
Kështu kërkohet një rihapje e ekonomisë, madje këta zëra vijnë nga ish-udhëheqës të shtetit britanik.
Ish-kancelari britanik, Philip Hammond, i ka bërë thirrje Qeverisë së Britanisë që të letësojë masat izoluese.
“E vërteta është se ne duhet të nisim të rihapim ekonominë. Por, këtë duhet ta bëjmë në kohën kur jetojmë me COVID-19”, tha ai për BBC.
“Ne nuk mund të presim derisa të zhvillohet vaksina, të prodhohet në sasi të mjaftueshme dhe të shpërndahet për gjithë popullatën. Ekonomia nuk do të mbijetojë për aq gjatë”, ka shtuar ai.
Hammond ka shtuar se masat për të mbrojtur popullatën nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri, duhet të jenë në fuqi kurdo që të rihapet ekonomia.
Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, në Britani mbi 144 mijë persona janë infektuar me koronavirus dhe mbi 20 mijë persona kanë humbur jetën, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












