Lajme
Brezovica e shtrenjtë sivjet
Brezovica vazhdon të jetë një bukuri e paprekur për shumë njerëz të Kosovës, edhe për shkak të taksave të larta të hyrjes që aplikohen sipas një rregulloreje të Komunës së Shtërpcës.
Vetëm për të hyrë me veturë në këtë kompleks skitarie, duhet të paguhen 3 euro, ndërsa secili individ që hyn në këmbë brenda kompleksit, duhet të nxjerrë nga xhepi 1 euro.
Nënkryetari i Shtërpcës për Komunitete, Beqir Fejzullahu, ka theksuar pwr gazetwn “Lajm” se taksat e tilla janë aprovuar nga kuvendi komunal dhe askush nuk është ankuar për to.
Ai i ka konsideruar këto taksa si para që derdhen në buxhetin e Kosovës dhe që pastaj i kthehen komunës, si investime, edhe pse investimet nuk po shihen askund brenda kësaj qendre.
Por, Drejtori i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka thënë se taksa të tilla nuk aplikohen në asnjërën nga qendrat ndërkombëtare të skijimit.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












