Shkurt.ch
Breshëri shkakton dëme në Cyrih
Më të prekurit nga breshëri kane qenë regjionet rreth qyteteve Wetzikon, Hinwil dhe Andelfingen
Breshëri që ka rënë mbrëmjen e të martës në Kantonin e Cyrihut ka shkaktuar dëme në lartësi prej 15 milionë frangash. Breshër me kokrra të madhësisë së topit të pingpongut ka shkaktuar panik dhe dëme gjithandej.
Kompania kantonale për sigurimin e ndërtesave (GVZ)ka vlerësuar se dëme kanë pësuar 2000 deri 3000 ndërtesa, njofton Christian Caduff nga GVZ.
Më të prekurit nga breshëri kane qenë regjionet rreth qyteteve Wetzikon, Hinwil dhe Andelfingen. Para së gjithash dëme kanë pësuar dritaret e kulmeve të shtëpive, kolektorët e diellit dhe qepenat prej alumini të dritareve.
Stuhia e madhe që ka kapluar mbrëmë regjionet e përmendura ka mobilizuar shërbimet zjarrfikëse dhe ato për shpëtim nga uji. Në liqenin Greifensee pesë lundrues dhe dy notues kanë qenë në rrezik dhe është dashur të ndihmohen. Një numër i madh bodrumesh janë mbushur përplot me ujë ndërsa shumë trungje drurësh janë rrëzuar duke rënë mbi rrugë. Ndërsa në Nanikon nga era e fuqishme një shtëpi është rrënuar tërësisht, por pa pasoja në njerëz.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












